Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VÉSHTULL,~A f. sh. ~A, ~AT bot. 1. (lat. Viscum L.) Gjini bimësh që rriten në vende me klimë të nxehtë a të butë, gjithnjë e gjelbër, me kërcell të bigëzuar dhe me gjethe të trasha, me lule që dalin në majë të degëve, me fryt të tultë e me shumë fara brenda, bimë parazitare.
2. Pjesa e parë e emërtimeve të pathjeshta që shënojnë lloje të ndryshme të kësaj bime. Veshtulla e bardhë (lat. Viscum album) lloj veshtulle që është bimë parazitare e plepit, e lisit, pishës, gështenjës etj., me gjethe pa bisht, me lule të verdheme që lidh kokrra të vogla sa një qiqër me lëng ngjitës. Veshtulla e lisit (e plepit, e gështenjës).
3. bot. Veshtullake.
4. fig., keq. Ai që jeton në kurriz të të tjerëve, parazit. Ai është si veshtulla që rritet në degë të lisit.
✱Sin.: yvell, dishël, veshtullake, kripth, parazit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë