Fjalori

Rezultate në përkufizime për “veshor”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

VESHOR

VESHÓR,~E mb. Që ka të bëjë me veshin, që i përket veshit, i veshit.
2.ështëtrajtë veshi, si llapa e veshit.

VESHORE

VESHÓR/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET Secila nga dy llapat anësore të kokores a të një kapele, që lëshohen poshtë për të mbuluar veshët. Veshoregjera. Veshoret e shapkës. Veshore prej lëkure. Kapele me veshore. Uli (mbërtheu) veshoret.
Sin.: vesh, veshje.

VESHORE

VESHÓR/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET Dy kapakë prej lëkure që i vihen kalit ngadyja anët e kokës për të mos parë anash; veshoke, veshje. Veshoret e kalit.

VESHORE

VESHÓR/E,~JAIII f. sh. ~E, ~ET Kusi e madhe bakri me dy veshë anash. E mbushi veshoren me qumësht.

VESHORE

VESHÓR/E,~TIV f. vet. sh. Veshoke. Veshoret e kalit.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.