Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VESHGARÚZHDË mb. 1. Që i ka veshët të mëdhenj, veshçorap, veshopingë. Kryemadh e veshgaruzhdë.
2. fig. Që ia kanë hequr veshin, që e kanë qortuar. U kthye veshgaruzhdë.
✱Sin.: veshmadh, veshçorap, veshopingë, veshllapuah.
VESHKALAVÉSH,~E mb., fig. Që i ka veshët të gjatë si kalavesh rrushi; që i janë varur veshët, veshvarur. Shkoi veshkalavesh.
✱Sin.: veshvarur, veshopingë.
VESHLLAPÚSH,~E mb., bised. Që i ka llapat e veshëve shumë të mëdha, veshmadh. Fëmijë veshllapush. Vajzë veshllapushe.
✱Sin.: pallavesh, veshkaci, veshopingë, veshllastik, veshçorap.
VESHLLAPÚSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që i ka llapat e veshëve shumë të mëdha, veshmadh. Ai veshllapushi është shumë i prapë.
✱Sin.: pallavesh, veshkaci, veshopingë, veshllastik, veshçorap.
VESHLLAPÚSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që i ka llapat e veshëve shumë të mëdha, veshmadhe. Ajo veshllapushja dallohej nga të tjerat.
✱Sin.: pallaveshe, veshkaci, veshopingë, veshllastike, veshçorap.
VESHLLASTÍK,~E mb. 1. Që i ka veshët të mëdhenj e të gjerë si llastik opingash; veshmadh; kund. veshvogël.
2. fig. Që nuk i bëjnë përshtypje qortimet e të tjerëve; veshopingë.
✱Sin.: veshçorap, veshrrapuh.
VESHLOPÁTË mb., tall. Që i ka llapat e veshëve të mëdha e të gjera, veshllapush. Njeri veshlopatë. Njeri veshlopatë si atë nuk kam parë, as mos pafsha.
✱Sin.: veshmadh, veshkaci, veshopingë, veshllastike, veshçorap, veshllapush, pallavesh.
VESHOPÍNGË mb., bised. 1. Që i ka llapat e veshëve shumë të mëdha dhe të gjera, veshmadh, veshllapush. Kryeshinik e veshopingë. Njeri veshopingë. Fëmijë veshopingë.
2. Që nuk dëgjon mirë nga veshët; që i janë bërë veshët si shuall opinge.
✱Sin.: veshmadh, veshllapush, pallavesh, veshlopatë.
VESHÇORÁP,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që i ka llapat e veshëve të gjata, veshllapush. Ai veshçorapi.
✱Sin.: veshgjatë, veshmadh, veshopingë, pallavesh.
VESHÇORÁP/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që i ka llapat e veshëve të gjata, veshllapushe. Ajo veshçorapja.
✱Sin.: veshgjatë, veshmadhe, veshopingë, pallaveshe.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë