Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VESHARÚSHË mb. 1. Që i mban veshët ngrehur si arushë, veshbigë.
2. fig. Që rri në përgjim, veshngritur, veshpipëz.
VESHCIQÁRÇ,~E mb. Që përgjon të tjerët dhe nuk i shpëton gjë pa marrë vesh, veshbigë. Njeri veshciqarç. Grua veshciqarçe.
✱Sin.: veshmprehtë, veshngritur.
VESHCIQÁRÇ,~I m. sh. ~Ë ~ËT Ai që përgjon të tjerët dhe nuk i shpëton gjë pa marrë vesh, veshbigë. Nuk i shpëton gjë veshciqarçit.
✱Sin.: veshbigë, veshmprehtë, veshngritur.
VESHLANG/ÚA,~ÓI m. sh. ~ÓNJ, ~ÓNJTË 1. Qen gjahu me veshë të gjatë e të varur poshtë. Veshlangoi është i mirë për gjah.
2. shar. Ai që i ka veshët si llapat e veshëve të langoit; ai që i mban veshët ngrehur për të përgjuar. Ai veshlangoi i mban veshët përpjetë (pipëz).
✱Sin.: veshpipëz, veshngritur, veshkapëz, veshmprehtë, veshgjatë, veshlepur.
VESHMPRÉHTË mb. 1. Që dëgjon shumë mirë nga veshët, veshpipëz. Njeri veshmprehtë. Plak veshmprehtë.
2. Që i mban veshët ngrehur, që rri në përgjim; veshbigë, veshqiqër.
✱Sin.: veshngritur, veshngrehur.
VESHNGRÉHUR mb. Veshngritur.
VESHPËRPJÉTË mb. Veshngritur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë