Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LABÓÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që ka veshë të mëdhenj, të kthyer ose të varur, veshmadhe. Dhi laboçe. Lopë laboçe.
2. keq. Ajo që është e mefshtë, e plogët, syleshe. Rri si laboçe e s’e kupton çfarë po ndodh.
3. fig. Ajo që është e papjekur e mendjecekët. Laboçja nuk e kuptonte thelbin e bisedës.
✱Sin.: veshllapushe, mendjelehtë.
VESHLABÓÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Dhi me veshët të mëdhenj dhe të kthyer nga mesi Veshlaboçja kishte bërë dy keca.
2. përçm. Ajo që i ka llapat e veshëve të mëdha dhe me pamje të shëmtuar, veshllapushe. Ajo veshlaboçja ka llafe shumë.
3. fig. Ajo që është qullane, e ngathët dhe e plogët; e përhumbur. Ajo veshlaboçja nuk është e zonja e vetes.
✱Sin.: veshmadhe, pallaveshe.
VESHLLAPÚSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që i ka llapat e veshëve shumë të mëdha, veshmadhe. Ajo veshllapushja dallohej nga të tjerat.
✱Sin.: pallaveshe, veshkaci, veshopingë, veshllastike, veshçorap.
VESHÇORÁP/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që i ka llapat e veshëve të gjata, veshllapushe. Ajo veshçorapja.
✱Sin.: veshgjatë, veshmadhe, veshopingë, pallaveshe.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë