Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VESHKACÍ mb. Veshlopatë. Ik, more veshkaci!
VESHLLAPÚSH,~E mb., bised. Që i ka llapat e veshëve shumë të mëdha, veshmadh. Fëmijë veshllapush. Vajzë veshllapushe.
✱Sin.: pallavesh, veshkaci, veshopingë, veshllastik, veshçorap.
VESHLLAPÚSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që i ka llapat e veshëve shumë të mëdha, veshmadh. Ai veshllapushi është shumë i prapë.
✱Sin.: pallavesh, veshkaci, veshopingë, veshllastik, veshçorap.
VESHLLAPÚSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që i ka llapat e veshëve shumë të mëdha, veshmadhe. Ajo veshllapushja dallohej nga të tjerat.
✱Sin.: pallaveshe, veshkaci, veshopingë, veshllastike, veshçorap.
VESHLOPÁTË mb., tall. Që i ka llapat e veshëve të mëdha e të gjera, veshllapush. Njeri veshlopatë. Njeri veshlopatë si atë nuk kam parë, as mos pafsha.
✱Sin.: veshmadh, veshkaci, veshopingë, veshllastike, veshçorap, veshllapush, pallavesh.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë