Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VENÍT (VENÍS) vep., ~A, ~UR 1. kal. E bëj diçka që të fishket e të thahet, fishk. Vapa i veniti lulet.
2. kal. E bëj dikë që të humbasë njomësinë, forcën, gjallërinë dhe shëndetin; e bëj që të zbehet në fytyrë, të dobësohet e të tretet. E kishte venitur sëmundja.
3. kal. E bëj diçka që të humbasë ngjyrën, shkëlqimin, dritën etj., e bëj që të zbehet e të shuhet dalëngadalë (dritën, zjarrin etj.). Vesa i veniti gjethet. Hëna veniti yjet.
4. fig. E bëj dikë që të humbasë ndikimin a rëndësinë; e dobësoj dhe e shuaj a e zhduk diçka ca nga ca. Ia veniti shpresat. Ia veniti vullnetin (besimin).
✱Sin.: veshk, vyshk, venis, rrudh, zhuris, zbeh.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë