Fjalori

Rezultate në përkufizime për “veshgjatë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AGJIN

AGJÍN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT krahin. Gomar.
Sin.: agër, çurr, gajdhur, gazhel, hajvan, magar, magjar, margaç, veshgjatë, veshlëvarm, veshëllapoç.

BUF

BUF,~I m. sh. ~Ë, ~ËT dhe ~ËR, ~ËRIT 1. zool. (lat. Bubo maximus) Shpend grabitqar i natës me kokëmadhe e të rrumbullakët, me sy të mëdhenjballë, me sqepshkurtër e të kthyer, që rron ndër pyje e në gërmadha dhekëndon natën sikur vajton; buvesh. Bufi veshgjatë. Bufi veshshkurtër. Bufi polar. Buf kënete. Sy bufi. Sheh si buf. Rri si buf. Bufi mburr zogjtë e tij thuhet për atë që përpiqetmburrë punën e vet edhe kur nuk vlen. Kush e merr burrin të ve, / E gjen si buf në fole! (folk.). Mike, t’u bëfsha zog bufi, / Lërmë të më dalë dufi. (folk.). Bufi vezë vë, buf nxjerr. (fj. u.). Punët e mbrëmjes i bën të paqta vetëm bufi. (fj. u.).
2. fig., keq. Djalë a burrë me flokëpaqethur, të pakrehur e të shpupurishur; burrë i parruar prej shumë ditësh; bubuzhel, bufalaq.
3. fig., mospërf. Njeri i plogët e i trashë nga mendja; njeri matuf, i shushatur. - Ç'thotë ky bufi? - pyeti babai. (folk.).
4. bised. Njeri me faqefryra, bullafiq, bufalaq; diçka e fryrë.
5. Qen i madh e i murrmë.
Buf kënete shar. njeri i shëndoshë, i plogët e përtac, njeri i fjetur; njeri i trashë nga mendja. E di edhe bufi! (diçka) tall. është fare e thjeshtë dhe e kuptueshme, s’ka nevojëshpjegohet a të tregohet, të gjithë e dinë. S'të jep as *thonjtë e bufit (dikush) iron. E sheh me *sytë e bufit (dikë a diçka) iron. Me *thonjtë e bufit.

BUZËBARDHË
GOMAR

GOMÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. zool. (lat. Equus asinus asinus) Njëthundrak më i vogël se kali, me veshëgjatë, që mbahet për ngarkesë. Duron si gomar duron shumë.
2. Barramban kjo kafshë. Një gomar dru.
3. si mb., fig., bised. Njeri i trashë nga mendja, budalla; hajvan.
Sin.: veshgjatë, magjar, gazhel, i trashë.
M’u shpirti gomar. shih m’u shpirti derr. I bën *grazhd gomarit (dikush) iron. Ia bëri veshët sa të gomarit (dikujt) bised. shih ia bëri veshët rrogoz (dikujt). Del si *kërriçi para gomarit (dikush) tall. S’di si (nga) lidhet gomari (dikush) mospërf. nuk merr vesh as nga gjërat më të thjeshta, s’di si të bëjë as diçkavogël, s’është i aftë për asgjë, është i pazoti; s’di t’i japë ujë gomarit. S’di t’i japë ujë gomarit (dikush) mospërf. nuk kupton ende, nuk di gjë; është i trashë nga mendja ose është fare i pazoti, s’di të bëjë as diçkavogël; s’di si (nga) lidhet gomari. I duket prifti gomar (dikujt) tall. e ka humbur fare, nuk i dallon dot gjërat, nuk di se ku është e ç’bëhet, është çartallosur. Fshiji *buzët me torbën e gomarit bised. iron. Sa gomarë buzëbardhë (ka)! iron. bised. s’është po ajo gjë, s’është ai ose s’është e atijmendon ti, ka edhetjerë si ky. Ia ha *bukën gomari (dikujt) tall. Gomar me brirë bised. i trashë nga mendja. I ka ngrënë gomari *bukën (dikujt). E hëngri *kashtën e gomarit (dikush) tall. I ka hedhur *trutë e gomarit (dikujt) përb. Kur të hipë gomari mbi çati iron. shih kur të hipë gomarifik iron. Kur të hipë gomarifik iron. bised. kurrë, asnjëherë; kur të hipë derrifik; kur të pjellë mushka; kur të flasin lopët; kur të bjerë shi i kuq; kur të qethen dhentë e kuqe; kur të bëhen dy ditë bashkë. S’ka ç’i bën gomarit e i bie samarit (dikush) tall. nuk arrin ose nuk guxondënojë fajtorin e vërtetë dhe i shkarkohet dikujt tjetër; e shfryn dufin aty ku mundet. Ka *lëkurë gomari (dikush). *Kërriç gomari shar. *Koqe gomari tall. bised. I mbeti gomari në *llucë (dikujt) keq. Kur të numërosh *qimet e gomarit tall. Nuk e nxjerr gomarin nga balta (dikush) nuk është i zoti për diçka, nuk mundet a nuk ka aftësitë bëjë diçkaduhet ta bëjë; nuk nxjerr lepur nga strofulla. E nxjerr në *pazar të gomarëve (diçka) tall. *Pallmë gomari keq. Prit gomarmbijë bar! iron. mos prit kot, s’dihet kur do të bëhet një punë a kur do të vijë dikush; mund të mos bëhet e të mos vijë kurrë; është fare e pasigurt diçka; lagu sot e rruhu mot. Kur të qethen gomerët tall. kurrë, asnjëherë; kur të qethen dhentë e kuqe. Nuk i shkon gomari (kali) në *udhë (dikujt). Nuk i shkon gomari (kali) në *urë (dikujt). I shkon (i rri) si *shala gomarit (dikujt) iron. Për *shpirtgomarit! iron. Vajti *kërriç e erdhi gomar (dikush) vulg. përb. I vuri *lëkurën e gomarit (dikujt). Një *vrap gomari (pele). Zbriti nga *kali e hipigomar (dikush) iron. E zë gjumi mbi gomar (dikë) tall. është i qullët dhe i plogët, është hutaq i madh, s’është i zoti për asnjë punë; flekëmbë (dikush); humb (humbet) rrugën (udhën) në oborr (dikush) tall. *Zog gomari shar.

HUTIN

HUTÍN,~III m. sh. ~Ë, ~ËT zool. Hut. Hutini i vogël. Hutini me veshë bufi veshgjatë.

LAKURIQËS

LAKURÍQËS,~I m. sh. ~, ~IT zool. (lat. Pipistrellus pipistrellus, Vespertilio) Gjitar i vogël sa një zog, i zi, me krahëgjerë e të mbuluar me lëkurëhollë, që i ngjan miut, fluturon natën dhe ushqehet me kandrra e me pemëndryshme; lakuriq, zogu i natës. Lakuriqës veshgjatë. Fole lakuriqësish.

VESHATAK
VESHATAK

VESHATÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Veshgjatë.

VESHATAKE

VESHATÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Veshgjatë.

VESHGOMAR

VESHGOMÁR,~III m. sh. , ~ËT bised. shar. Njeri me llapat e veshëvemëdha e të gjata, me veshë si të gomarit. Ai veshgomari nuk gjegjet hiç.
Sin.: veshgjatë, veshmadh, veshmagar, veshkërriç.

VESHKURJAK
VESHLANGUA

VESHLANGÚA mb. 1. Që i ka veshëtgjatë e të varur poshtë (për qenin e gjahut).
2. shar. Që i ka veshët si llapat e veshëve të langoit; që i mban veshët ngrehur për të përgjuar (për njerëzit). Njeri veshlangua.
Sin.: veshpipëz, veshngritur, veshkapëz, veshmprehtë, veshgjatë, veshlepur.

VESHLANGUA

VESHLANG/ÚA,~ÓI m. sh. ~ÓNJ, ~ÓNJTË 1. Qen gjahu me veshëgjatë e të varur poshtë. Veshlangoi është i mirë për gjah.
2. shar. Ai që i ka veshët si llapat e veshëve të langoit; ai që i mban veshët ngrehur për të përgjuar. Ai veshlangoi i mban veshët përpjetë (pipëz).
Sin.: veshpipëz, veshngritur, veshkapëz, veshmprehtë, veshgjatë, veshlepur.

VESHLËPJETË

VESHLËPJÉTË mb. Që i ka veshëtgjatë e të hollë si gjethet e lëpjetës.
Sin.: veshgjatë, veshhollë.

VESHO
VESHSHKURTËR
VESHÇORAP
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.