Fjalori

Rezultate në përkufizime për “veshake”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

VEGJORE

VEGJÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Enë balte a vorbë me një vesh përsipër grykës, veshake. Vegjore prej balte. Vegjore me një vesh (me dy veshë).
Sin.: vegsh, dorje, shtambë.

VEGSH

VEGSH,~I m. sh. ~A, ~AT Enë prej baltepjekur; zakonisht me një vesh, që përdoret për të zier gjellë; poçe balte, vorbë, gjella sa zë kjo enë. Bënte vegsha. U thye vegshi. Mbushi vegshin. Vuri vegshinzjarr. Baltë për vegsha. Bleva një vegsh fasule me dy vegsha drithë. Gënjeshtra e bën vegshin, por nuk ia vë kapakun. (fj. u.).
Sin.: poçe, vorbë, dorje, qyp, veshake.
Bën vegshin e s’i vë vjegën (diçkaje) e lë punën pa mbaruar për një gjë të vogël; e lë në gjysmë, nuk e çon derifund; thur livadhin e lë shtegun hapur (dikush). *Çerep e vegsh të një dheu keq. Gjeti rrasa vegshin keq. shih gjeti tenxhereja kapakun. (Humbi) si *fasuljavegsh (dikush a diçka). Shkoi për të bërë vegsha (*vorba) (dikush) iron.

VESHAK

VESHÁK,~E mb. 1. Që i ka veshëtdalë; që bie në sy nga veshët; veshllapush. Njeri veshak. Grua (vajzë) veshake.
2. Me veshë (për kapelat). Shapkë (kapë) veshake.
Sin.: veshmadh, pallavesh, veshore.

VJEGORE

VJEGÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Vorbë a enë tjetër, zakonisht prej balte me një vjegë përsipër grykës, të cilën e kapim a e mbajmë nga vjega. E mbushi vjegoren me ujë. Iu thye vjegorja.
Sin.: vjegatare, veshake.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.