Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vertikal”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AKROSTIK

AKROSTÍK,~UI m. sh. ~Ë, ~ËT let. Krijim poetik, në të cilin shkronjat e para, ndonjëherë edhe ato të fundit të çdo vargu, krijojnë bashkë një fjalë, një emërdikujt ose një porosi. Akrostik vertikal (diagonal). Akrostik përkushtues. Akrostik i koduar.

METRONOM
POZICION

POZICIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Vendi që zë dikush a diçka në mes qeniesh a sendeshtjera. Pozicioni gjeografik. Pozicioni fonetik (gjuh.). Në pozicionqëndrueshëm. Pozicioni i lojtarëve. Pozicioni i Tokëssistemin diellor (astr.). Pozicioni i atomeve në një molekulë (fiz.).
2. usht. Brez toke i ndërtuar posaçërisht, ku vendosen trupat për të sulmuar ose për t’u mbrojtur; vend i përgatitur e i mbrojtur që zë luftëtariluftim; vendi ku përqendrohen trupat ose ku zhvillohen veprimet luftarake. Pozicion ushtarak (strategjik). Pozicion artilerie (mortajash). Hapën (çelën) një pozicion. Zuri pozicionin. I mbrojtën pozicionet. I lëshuan pozicionet.
3. Mënyra se si vendoset një njësi ushtarake ose një ushtarluftim. Pozicion luftimi (mbrojtjeje, mësymjeje). Pozicion zjarri. Pozicion për qitjekëmbë (në gjunjë. barkas).
4. Mënyra e mbajtjes së trupit ose të një pjese të tij kur bëjmë lëvizjendryshme ose kur kryejmë një punë. Pozicioni i trupit. Në pozicion pingul (horizontal, vertikal). Në pozicionrehatshëm (të keq). Rri (qëndron) në një pozicioncaktuar.
5. Mënyra si mbahet trupiushtrimet gjimnastikore, në vallëzim etj., qëndrim. Vendosi (mbaji) shpatullatkëtë pozicion!
6. Mënyra e vendosjesfigurave në një çastcaktuarlojën e shahut, të damës etj.
7. fig., libr. Pozitë.
Sin.: strumbull, shtrirje, vendndodhje, vendluftim, pozitë, llogore, hendeklidhje, qëndrim.

TRINKETË

TRINKÉTË,~A f. sh. ~A, ~AT det. Direk i parë vertikalpjesën e përparmeanijes; direk i bashit.

VARIOMETËR

VARIOMÉT/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT 1. tek. Instrument a pajisjeaparate radiosh dhe televizive, që shërben për rregullimin e marrjesvalëve elektromagnetike.
2. Instrumentaviacion për matjen e komponentes vertikaleshpejtësisëaeroplanit (shpejtësisëngritjes ose të uljes) që shërben për të mbajtur a rregulluar fluturimin horizontalaeroplanit.
3. Instrument shumë i ndjeshëmgjeofizikë, që shërben për të zbuluar njërin nga komponentët (horizontal ose vertikal) të vektorit të fushës magnetikeTokës.

VERTIKALITET
ZONALITET

ZONÁLITET,~I m., libr., gjeogr. Ndarje hapësinore sipas karakteristikavendryshme (klimatike, ekonomike, gjeologjike, ekologjike etj.), lidhen me një zonëcaktuar; zonë. Zonaliteti ekologjik zonakanë ekosisteme të ndryshme. Zonalitet klimatik ndarja e territoritzona sipas klimës. Relievi dhe zonaliteti vertikal dhe horizontal i Shqipërisë dhe i Kosovës. Në kushteveçanta të zonalitetit vertikal. Analiza e hartave klimatike sipas zonalitetit horizontal.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.