Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vertebër”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

RRUAZË

RRÚAZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kokërr e vogël e rrumbullakët prej qelqi a prej ndonjë lënde tjetër, me një vrimë në mes, që shkohetvarg bashkë me të tjera ose që përdoret për qëndisje. Rruaza qelqi (xhami, qelibari). Bleu rruaza me ngjyra për të qëndisur.
2. vet. sh. Varg me kokrratillashkuara në një fill, që mbahetqafë si stoli nga vajzat dhe gratë. Babai i bleu vajzës rruazat që i pëlqenin. Mbante një palë rruazabardha.
3. Pikë e vogël e rrumbullakët uji ose e një lëngu tjetër, sumbull. Një rruazë loti i ra në faqe.
4. fiziol. Qelizë e posaçme e gjakut, që luan rol të caktuar. Rruazat e kuqe qelizagjakut me ngjyrëkuqe, pa bërthamë, që çojnë oksigjenin nga mushkëritë në të gjitha indet e trupit. Rruazat e bardha qelizagjakut pa ngjyrë, që kanë vetinëkapin e të mbytin mikrobet ose të gëlltitin lëndët e tjerahuajahyjnëorganizëm.
5. anat. Eshtër e rrumbullakët me një vrimë dhe me tri të dala si dhëmbë, që lidhet me të tjerat për të ndërtuar shtyllën kurrizorenjeriut e të kërbishtorëve të tjerë. Rruazat e qafës i ishin drejtuar pas fizioterapisë. Kontrolloj rruazat e kurrizit.
6. edhe fig., vet. nj. Shtylla e kurrizit; kurrizi. dhemb rruaza e shpinës. I doli rruaza i doli kurrizi, u gungaç.
7. edhe fig., vet. nj. Qafa. Theu (këputi, zuri) rruazën. Në rruazën tënde qafën tënde. Thefsh rruazën! mallk.
8. bised. Thelë e vogël mishi. Kishte ngrënë katër-pesë rruaza mishi.
9. vet. sh. Vathët e dhisë, rezhda. Kishte disa dhi me rruaza.
Sin.: bulë, rrotull, vertebër, shpinë, zverk.
I ha (i kruhet) rruaza (*kurrizi, shpina) (dikujt). La rruazën (diku). 1. shih i ranë (iu këputën) kryqet (dikujt). 2. përb. shih zuri qafën (dikush). Shtie rruaza në pe (dikush). 1. Punon shumë ngadalë e me kujdesmadh. 2. shih tund (luan) derën (dikush). Theu (këputi) rruazën (dikush) përb. shih theu (këputi) qafën (zverkun) (dikush) përb. Zuri rruazën (dikush) keq. shih zuri qafën (zverkun) (dikush) keq.

VERTEBËR

VERTÉB/ËR, ~RA f. sh. ~RA, ~RAT anat. Unazë e shtyllës kurrizore te njeriu e te kafshët, rruazë. Vertebrat e qafës (e kryqeve, e bishtit). Dëmtoi një vertebër. Vertebrat cervikale vertebrat e qafës. Vertebrat torakale vertebrat e gjoksit.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.