Fjalori

Rezultate në përkufizime për “veror”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BAR

BAR,~IIII m. sh. ~E, ~ET Lokal i vogël ku shërbehen kafe, pije alkoolike etj. Bar veror. Hapi një bar të ri. Ka shumë bare buzë detit.

BAR-LULISHTE

BAR-LULÍSHT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Lokal veror për të pirë e për të ngrënë zakonisht në një lulishte dhe me një shesh për vallëzim. Bar-lulishte verore. Bar-lulishteRinia”. Vete në bar-lulishte. Një bar-lulishte tërheqëse.

BEHAROR

BEHARÓR,~E mb., bised. 1. Që ka të bëjë me beharin, i beharit, që është karakteristik për beharin; që bëhet a që piqetbehar; veror, i verës. Mbrëmje beharore. Pemë (mollë) beharore. Dardha beharore.
2. përdoretbehar; që kryhet a që vepronbehar. Veshje (mbulesa) beharore. Me rroba beharore.

KAMP

KÁMP,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Vend pushimi i përkohshëm në natyrë dhe në ajër të pastër bashkë me të tjerë, zakonisht buzë detit a në mal dhe larg qendrave të banuara; çadra, ndërtesa a shtëpia ku mund të pushohet; shtëpi pushimi, pushimore. Kamp ditor (për fëmijë). Kamp veror (dimëror) për të rinj (për nxënës, për studentë, për nëpunës e punëtorë). Kamp sportiv (ushtarak). Shkoj (pushoj) në kamp.

2. Vend i rrethuar me roje ku mbahen robërit e luftës, të internuarit, të burgosurit politikë ose kundërshtarët e qeverisë. Kamp përqendrimi (i shfarosjes në masë). Kampi më i madh i përqendrimit nazist. Kampet e internimit të regjimit komunist.

3. Grup i madh njerëzish që mbështetin një doktrinë, ideologji a teori të caktuar. Kampe politike të ndryshme. Dy kampe ndërluftuese. Kampi demokrat (socialist, liberal).

RRUSH

RRUSH,~I m. Pemë frutore me trunggjatë e të hollë dhe me gjethegjera si pëllëmbë, që përdridhet e kacavaret duke u kapur me dredhat e degëvenjoma, e që bën kokrrambledhuravile, hardhi; kokrrat e kësaj peme, zakonishtrrumbullakëta e të mbledhurabistakë, me cipëhollë e me lëng brenda, që përdoren për të ngrënë dhe për të bërë verë, raki etj. Rrush i bardhë (i zi, i kuq). Rrush dimërak. Rrush buallës (kumbullor). Rrush larush (dhelpër) rrush me kokrra gjysmëbardha gjysmëzeza a të kuqërreme. Rrush qelbës rrush me erë. Rrush çilek rrush me një erë të ngjashme me atë të luleshtrydhes. Rrush pulëz rrush kokërrvogël, i bardhë. Rrush arre rrush kokërrmadh, i bardhë e shumë i ëmbël. Rrush bishtdhelpre rrush me kokrragjata, të rralla, të bardha e pak majhoshe. Rrush i egër (rrush gardhi, rrush lepuri) larushk. Rrush i papjekur (i pabërë, aguridh). Rrush pa fara (me fara). Kokërr rrushi. Bistak (vesh, veshul, vile) rrushi. Frenjat e rrushit. Bërsi rrushi. Lëng (musht) rrushi. Reçel rrushi. Sëmundjet e rrushit. Vjelja e rrushit. Shtrydh (shtyp) rrushin.
2. bot. Gjymtyrë e parë e disa emërtimevepathjeshta bimësh. Rrush alpesh. Rrush amerikan. Rrush arushe. Rrush deti. Rrush dimëror. Rrush dhelpre. Rrush frëngu. Rrush frëngu amerikan. Rrush frëngu bregdetar. Rrush frëngu degëhollë. Rrush frëngu i egër. Rrush gardhi. Rrush gurësh. Rrush gjarpri. Rrush i egër. Rrush i zi. Rrush japonez. Rrush lepuri. Rrush maceje. Rrush mali. Rrush me erë. Rrush moskat. Rrush muri. Rrush pule. Rrush qeni. Rrush qyqeje. Rrush tajge. Rrush toke. Rrush thëllëze. Rrush thiu. Rrush ujku. Rrush vajguri. Rrush Venediku. Rrush veror. Rrush zogu.
3. fëm. përk. Organi seksual i djalit.
Sin.: pjergull, vilez, mushtak.
I bën (i pjell) rrush edhe shelgu (dikujt) shih i bën vezë edhe gjeli (edhe këndesi, edhe kaposhi) (dikujt). Kur të bëjë shelgu rrush asnjëherë, kurrë; kur të bëjë larushku rrush; kur të bëhen lendet lajthi; kur të bëjë qarri arra. Kur të bëjë shtogu rrush kurrë, asnjëherë; kur të bëjë shelgu rrush; kur të bëjë larushku rrush; kur të bëjë qarri fiq; kur të bëhen lendet lajthi. Kur të bëjë larushku rrush iron. shih kur të pjellë mushka iron. E bëri rrush e kumbulla (dikush) e prishi gjithë pasurinë për hiçgjë a i shpenzoigjitha paratë kot, i harxhoi me dorëlëshuar e pa dobi; e hodhi në erë; e bëri tym (diçka). Gjeti rrushi koshin shih gjeti tenxhereja kapakun. Kërkon rrush (*thana, dardha, fiq) në shënëndre (në dimër) (dikush). Si rrushi pa furkë (pa herek) (dikush) pa mbështetje, pa përkrahje. Rrush i pabërë (i papjekur) mospërf. 1. Njeri, zakonisht i ri, që nuk ka pjekuri mendore; aguridh, kungull. 2. Njeri i ashpër, i cili nuk kupton ose me të cilin nuk merresh dot vesh. (E bëri) rrush e prush (diçka) shih (e bëri) shkel e shko (diçka). Rrush e qyqe (dikush) shumë i varfër; pikëhallit; me dy cangadhe; me bajga në mur keqar.; me një gjysmë opinge; mishmashë2. Rrush të një vreshti keq. njerëznjëllojtë, si njëri edhe tjetri, me të njëjtin formim, me të njëjtat mendime, virtyte a vese; brumë i një mielli; buka e një mielli; çerep e vegsh të një dheu; janë të një dore. Sheh rrushi rrushin e piqet thuhet kur dikush ndjek shembullin e një tjetri, vepron nën ndikimin e të tjerëve, siç sheh bën, merr veset a virtytet e tyre; sheh molla mollën e piqet. (Shkoi) si *qenirrush (në vresht) (dikush) mospërf. Sa të thuash rrush, ai ka ngrënë një kosh shak. është shumë i shkathët e i shpejtë; nuk ia kalon dot për të bërë një gjë, sado e vështirë qoftë; ta merr kafshatën nga goja (dikush); ia del mbanë (diçkaje); t’i shkosh nën krahu (dikujt).

SARAFAN
SHESH

SHESH,~II m. sh. ~E, ~ET 1. Vend i rrafshët, i hapët, pa drurë dhe i papunuar ose i shtruar; fushë. Shesh i ri. Shesh i madh (i vogël, i gjerë). Shesh me bar. Dolën në një shesh.
2. Zonë e hapurqytet a në fshat, në kryqëzimin e dy ose më shumë rrugëve, e rrethuar me ndërtesa, e mbjellë me bar dhe pemë dhemundpërdoret si park. Shesh i madh (i vogël, i gjerë). Sheshi i lagjes (qytetit, i fshatit). Sheshet e kryeqytetit. Sheshi i pallatit. SheshiNënë Tereza”. Sheshi “Adem Jashari”. Sheshi para bashkisë.
3. Vend i hapur, i caktuar për diçka; vend i posaçëm ku zhvillohen veprimtarindryshme. Shesh veror (ditor) vend i posaçëm i pajisur me lojëra e mjetetjeranevojshme, ku fëmijët kalojnëmënyrëorganizuar pushimet verore. Shesh sportiv. Shesh publik hapësirë për të gjithë banorët. Shesh lojërash. Sheshi i burrave (etnogr.) vendfshat ku mblidheshin ose ndesheshin burrat. Sheshi i kuvendit (etnogr.) vendi ku mblidheshin e kuvendonin burrat e ku merreshin edhe vendime. Shesh ndërtimi (ndërt.) vend i caktuar për ndërtim. Shesh prodhimi (ndërt.) vendi ku përgatiten materialendryshme ndërtimi. Shesh montimi (ndërt.) vendi ku bëhet montimi i materialeve të parapërgatitura. Shesh stërvitjeje. (usht.) Sheshi i lëshimit të raketave. (usht.) Sheshi i ngarkim-shkarkimit. Sheshi i shpimit (të një pusi nafte). Shesh armësh vendi ku përgatiten dhe prej ku mundfillojnë veprime luftarake. Shesh xhirimi vendi ku xhirohet një film. Sheshi i pazarit vendi ku shiten e blihen mallrandryshme.
4. Pjesë toke e sheshtë, truall, tokë, dhe. Rri (ulem) në shesh. Pushoishesh. Çohem nga sheshi. Nafta mori sheshin derdhet e përhapet përdhe.
5. Hapësirë toke ku zhvillohet një ngjarje a një veprimtari, vend, fushë. Sheshi i protestave. Sheshi i betejave (i luftërave). Sheshi i koncerteve. Sheshi i mitingjeve.
6. fig. Vendi ku vihetprovë a dëshmohet diçka. Sheshi i integritetit (i nderit). Sheshi i trimërisë (burrërisë). Sheshi i heroizmave.
6. Pjesë e rrafshët e diçkaje, faqe, sipërfaqe. Shesh pushimi (ndërt.) pjesa e sheshtëkthesat e shkallëve të një ndërtese, sheshore. Sheshi i tryezës (i bankës). Sheshi i kudhrës. Sheshi i shpatës faqja e shpatës. Sheshi i këmbës shputa e këmbës. Sheshi i ballit. Sheshi i kokës pjesa e sipërme e kokës, që vjen si e rrafshët.
7. fig. Hapësirë e lirë për të menduar, për të vepruar etj. Gjeti shesh. Siguroi shesh. I la sheshlirë dikujt.
8. si mb. është i sheshtë, i rrafshët. Tokë shesh. Truall shesh. E bëri shesh.
Sin.: fushë, lëndinë, rudinë, rrafsh, lëmë, dystinë, sheshore, pjacë, fushalog, fushore, potolog, zblok, mejdan, arenë, log, faqe, sipërfaqe, sheshpushim.
E bëri sheshin *breg (dikush) iron. E bën shesh me lule (diçka) shih e bën fushë me lule (diçka). Ra e drejtashesh u diçka me drejtësi për të gjithë; u trajtuangjithë barabar, nuk iu mbajt ana askujt; ra e drejta në mes; vajti haka tek i zoti. I dolën *lakratshesh (dikujt). I dolën *të palaratshesh (dikujt). Delshesh (diçka) zbulohet, bëhet e dukshme, e shohingjithë; përhapet, bëhet e njohur; bëhet e qartë; del sheshit; merr sheshin; delfushë; del mbi ujë; deldritë; delfaqe; i del flaka (diçkaje). I duket bregu shesh (dikujt) shih i duket deti kos (dikujt). I duken malet shesh (dikujt) shih i duken malet fushë (dikujt). Gjen shesh e bën përshesh (dikush) bën si do vetë, sepse nuk e pengon njeri, përfiton nga rasti a nga rrethanat dhe sillet e vepron si i do qejfi; shfrytëzon dobësindryshme, mungesën e rregullit, të kontrollit etj. për të bërë rrëmujë a për t’i çuar punët pa pengesa andej nga do vetë. Gjeti sheshlirë (dikush) shih gjeti (ka) fushëlirë (dikush). E ka trurin shesh (*lëmuar, rrafsh) (dikush) përçm. S’e lë të bjerëshesh (dikë a diçka) shih s’e lë të bjerë përdhe (përtokë) (dikë a diçka). I la sheshlirë (dikujt a diçkaje) shih i la fushëlirë (dikujt a diçkaje). Mori sheshin (diçka) e shohingjithë, doli haptas; u përhap dhe e morën veshgjithë; doli sheshit. Nuk nxjerr gjë në shesh (dikush) nuk arrin ta përfundojë diçka; nuk është i aftëmbarojë një punë; nuk ka arritjemira; nuk nxjerr gjë në krye; nuk nxjerr gjë në treg. Ia nxori *lakratshesh (dikujt). Ia nxori *të palaratshesh (dikujt). E nxjerrshesh (diçka) e zbuloj një gjë që mbahej e fshehtë a nuk dihej; e bëjnjohur, e shpall; e nxjerrfushë; e nxjerrpazar; vë re. sheshburrave (të mejdanit) aty ku provohen forcat ndershmërisht e burrërisht; haptas e trimërisht, ballë për ballë. I shkel *këmba shesh (dyst) (dikujt).

SHTEGTIM

SHTEGTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur shtegtoj ose kur shtegtohet. Shtegtimegjata (stinore). Shtegtimi pranveror (veror). Shtegtimi i dhenve (i bletëve). Shtegtimi i dallëndysheve (i peshqve). Shtegtime fisesh (familjesh). Koha e shtegtimit. Rrugëve të shtegtimit. Gjatë shtegtimit të bagëtive.

VERIK

VERÍK,~E mb. është i hershëm (për frutat), që piqetfillimverës dhe bën kokrra me pak lëng, majhosh, të cilat janëgatshme për t'u vjelëfillim të sezonit të verës. Mollë (dardhë) verike. Fruta verike. Kumbull verike.
Sin.: i hershëm, veror, verak.

VERËM

VÉR/ËM (i), ~ME (e) mb. mbilletpranverë a në fillimverës, i verës; veror. Prodhim i verëm. Mbjelljeverme. Bereqeteverme.

VIGJILJE

VIGJÍLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET (zakonisht me parafjalën ) 1. fet. Darka a nata e një feste fetare. Në vigjiljen e Pashkëve. Në vigjilje të festës së Bajramit. Vigjiljet e Krishtlindjeve janë momenti për t'u ndalur dhe reflektuar mbi gjithçka që vërtet ka rëndësi.

2. fet.  Përgatitja e besimtarit natën para një feste të rëndësishme fetare, që konsiston në pendesë, në qëndrimin në lutje gjatë gjithë natës dhe në agjërim ose në ngrënien e një diete të kufizuar (zakonisht në kishat e krishtera. Më pas mbajtën një vigjilje lutjeje gjatë gjithë natës në kishë. Thërrisnin Zotit në fillim të çdo vigjiljeje.

3. Dita a nata që i paraprin menjëherë një feste. Në vigjilje të motmotit të ri. Në vigjilje të Vitit të Ri. Në vigjilje të natës së Ditës së Verës. Në vigjilje të festave të mëdha të 28 dhe 29 nëntorit.

4. Periudha kohore që i paraprin afrimit të një ngjarjeje a fillimit të një kohe të caktuar, prag. Në vigjiljen e bërjes së marrëveshjeve të tjera. Në vigjilje të lëvizjes së protestave për të drejta e liri. Në vigjilje të fundmijëvjeçarit që lamë pas. Në vigjilje të shek. XVII. Në vigjilje të epokës së Rilindjes. Në vigjilje të kryqëzatave. Në vigjilje të sezonit veror. Ata patën shëtitur gjatë bashkë në vigjilje të dasmës. U takuan në vigjilje të vizitës së tij në Tiranë. Luheshin shpesh takime miqësore mes skuadrash të ndryshme në vigjilje të ndeshjeve zyrtare në kampionat. Në vigjilje të këtyre ndryshimeve, por edhe gjatë tyre, ai shfaqej si strumbullar i të gjitha veprimeve.

5. Një natë e kaluar pa gjumë. Shumë persona kanë shprehur pikëllimin e tyre, janë mbajtur edhe vigjilje nëpër qytete të ndryshme. Qindra qytetarë u mblodhën në një vigjilje me qirinj për të nderuar viktimat.

6. let. Nata e ruajtjes së një personi që është duke ndërruar jetë ose e të vdekurit para varrimit të tij. Kjo vigjilje vdekjeje zgjati gjatë gjithë natës, deri në mëngjes.

7. hist. Në Mesjetë, nata që kalorësi aspirues kalonte në lutje para ditës së pranimit zyrtar të tij.

8. hist. Në sistemin ushtarak romak, roja e natës; kohëzgjatja e turnit të rojës së natës.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.