Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MËLLÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. bot. (lat. Quercus frainetto) Lloj lisi me lartësi 30 – 40 m, me dru të fortë, elastik dhe rezistent, i cili rritet në gjithë gadishullin e Ballkanit, në jug të Italisë dhe në veriperëndim të Azisë; shpardh.
2. Druri i kësaj peme që përdoret për mobilie, për ndërtim anijesh, për traversa hekurudhore, për dërrasa të vozave etj.
✱Sin.: shpardh, shparth, shpalcë, shparr, bungë, bungël, bungëkeqe, ballgun, bllagun.
TAMARÍN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. 1. Lloj majmuni i vogël që jeton në Amerikën e Jugut.
2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta që tregojnë disa lloje majmunësh. Tamarini i bardhë zool. (lat. Saguinus melanoleucus, Tamarinus melanoleucus) lloj majmuni i vogël me trup dhe bisht të bardhëllemë, me kokë të bardhë që rritet në veriperëndim të Brazilit dhe në lindje të Perusë. Tamarini kokëpambuk zool. (lat. Saguinus oedipus) lloj majmuni i vogël i rendit të primatëve, me kokën të mbuluar me qime të bardha, që rritet në pyjet veriperëndimore të Kolumbisë. Tamarini perandor zool. (lat. Saguinus imperator, Tamarinus imperator) lloj majmuni i vogël i rendit të primatëve me mustaqe të mëdha të bardha që rritet në Amerikën e Jugut.
VERIPERËNDÍM,~I m. Ana e horizontit ose drejtimi në mes të veriut e perëndimit. Ndodhet (bie) në veriperëndim. Veriperëndimi i Shqipërisë. Nga ana e veriperëndimit. Vjen (fryn) nga veriperëndimi. Shkon në veriperëndim.
VERIPERËNDIMÓR,~E mb. Që gjendet në veriperëndim të diçkaje; që është i viseve, të cilat shtrihen në veriperëndim, i veriperëndimit. Shqipëria Veriperëndimore. Në anën veriperëndimore. Të folmet veriperëndimore të shqipes.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë