Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ALSASIÁN/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore a vendëse e Alsasës, krahinë në verilindje të Francës, ose ajo që e ka prejardhjen nga Alsasa.
VERILÍNDJ/E,~A f. Ana e horizontit ose drejtimi midis veriut e lindjes, vend në këtë drejtim. Verilindja e Shqipërisë. Në verilindje të fshatit. Në verilindje të Jonit. Fryn nga verilindja. Drejtohet në verilindje. Është (bie) në verilindje.
VERILINDÓR,~E mb. Që gjendet në verilindje të diçkaje; që është i viseve, të cilat ndodhen në verilindje; i verilindjes. Shqipëria Verilindore. Pjesa verilindore. Krahinat (zonat) verilindore. Kufijtë verilindorë të Shqipërisë. Erë verilindore. Të folmet verilindore të shqipes.
ÇERMENÍKAS,~I m. sh. ~, ~IT Banor vendës i Çermenikës (krahinë në verilindje të Elbasanit) ose me prejardhjen nga Çermenika. Çermenikasit luftuan me trimëri.
ÇERMENÍKAS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore vendëse e Çermenikës (krahinë në verilindje të Elbasanit) ose me prejardhjen nga Çermenika. U dukën çermenikaset me veshjet e tyre karakteristike.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë