Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►ATEST/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR zyrt. 1. vetv. Më njihet ose më pranohet ligjërisht një diplomë, një titull, një gradë me anë të një dëshmie, të një certifikate, të një vërtetimi. Atestohem me dëshmi zyrtare për titullin shkencor.
2. pës. e ATESTÓJ. U atestua me dëshmi zyrtare për gradë më të lartë.
✱Sin.: certifikohem, njihem, pranohem, dëshmohet, vërtetohet, konfirmohem, verifikohet, dokumentohet.
►HOMOLOG/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e HOMOLOGÓJ.
✱Sin.: sanksionohet, certifikohet, standardizohet, ligjërohet, miratohet, vendoset, provohet, verifikohet.
PAVERIFIKÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk mund të verifikohet; kund. i verifikueshëm.
POZITIVÍZ/ËM,~MI m., filoz. Sistem filozofik që njeh vetëm atë që mund të verifikohet shkencërisht ose që është i mundshëm për prova logjike ose matematikore.
VERIFIKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur verifikoj a verifikohet diçka, provim. Verifikimi i një çështjeje. Verifikimi i dokumenteve.
2. Prova e kontrollit që bëhet për të vërtetuar saktësinë e diçkaje. Verifikime të kohëpaskohshme. Doli nga verifikimet që u bënë.
✱Sin.: vërtetim, vërtetësim, kontroll, kontrollim.
VERIFIKÚESH/ËM (i) ~ME (e) mb. Që mund të verifikohet, i vërtetueshëm, i kontrollueshëm. Dokument i verifikueshëm. Është e verifikueshme...
►VËRTETËS/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Provohet vërtetësia e diçkaje; verifikohet. U vërtetësuan dokumentet. U vërtetësuan faturat.
2. pës. e VËRTETËSÓJ.
✱Sin.: vërtetoj, verifikoj.
ZHDOGANÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur zhdoganoj një mall; tërheqja nga dogana e një malli duke paguar taksën e caktuar për të; kund. doganim. Zhdoganimi i mallit. Bëri zhdoganimin. Kanë probleme me zhdoganimin. Infrastrukturë moderne për procesin e shpejtë të zhdoganimit. Ulja e tarifave të zhdoganimit. Gjatë zhdoganimit verifikohet dhe origjina e mallit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë