Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PATJÉTËR ndajf. 1. Medoemos, në mënyrë të detyrueshme a të padiskutueshme; me çdo kusht. Do të vijë (do të shkojë, do të ndodhë) patjetër. Ta marrë patjetër! Të bëhet patjetër! Duhet patjetër të jesh edhe ti.
2. Pa asnjë dyshim, me siguri. Ju, patjetër, e keni marrë vesh. Ai ishte, patjetër, unë e pashë mirë.
✱Sin.: detyrimisht, medoemos, doemos, domosdo, pashmangshmërisht, pashmangësisht, njëmenjë, gjithsesi, po, posi, sigurisht, natyrisht, afërmendsh, vereverte.
SHINJIMÉND ndajf. Me tërë mend; seriozisht. Shinjimend, në ato treva ishte ruajtur mirë shqipja. - Shinjimend, ashtu është. - Shinjimend e ke?
✱Sin.: njëmend, përnjëmend, mirëfilli, patjetër, sigurisht, afërmendsh, vereverte.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë