Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FLORÍ,~RI m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. kim., kryes. nj. ArI. Flori i pastër. Unazë floriri. I larë në flori.
2. Fije e praruar, që përdoret për të qëndisur a për të punuar diçka; veshja e punuar a e qëndisur me këtë fije. Jelek floriri. Qëndis me flori.
3. Monedhë prej këtij metali, me një vlerë të caktuar, që përdorej para çlirimit; monedhë e tillë që përdorej si stoli. Njëqind florinj. Qyp me florinj. E pagoi me flori.
4. fig., përk. Njeri i shtrenjtë, i mirë dhe i dashur (zakonisht për fëmijët); gjë e vyer. Floriri i nënës!
✱Sin.: ar, gjel, verdhushkë, verdhushë, verdhashkë.
♦ I bëhet balta flori (dikujt). 1. Është i aftë që çdo punë ta bëjë mirë; i ka duart të arta (dikush); i ka duart flori (dikush). 2. Është njeri me fat të mbarë, i ecën në jetë, i vjen çdo e mirë vetë. Flori në baltë (në pleh) njeri shumë i mirë a diçka shumë e çmueshme dhe e vlefshme, por në një vend ku nuk e çmojnë ose ku nuk mund të hyjë në punë; gjalpë i mirë në lëkurë të qenit. Flori në mushama shumë i mirë. Ha me *lugë të florinjtë (dikush). Është i krimbur në flori është shumë i pasur. I ka duart flori (dikush) është shumë i zoti, bën çdo gjë që i sheh syri; bën punë të një cilësie të lartë; i ka duart të florinjta; i ka duart të arta; i bëhet balta flori (dikujt). E ka zemrën flori (dikush) është njeri shumë i mirë, zemërbardhë e i dashur; e ka zemrën të florinjtë; e ka zemrën të artë. *Kapak floriri. I larë në flori shumë i mirë, që ka zemër të pastër; që s’ka asnjë të metë, i përsosur. Të peshon me flori (me ar) (dikush). 1. Është shumë i pasur, të blen kur të dojë e sa të duash. 2. Të çmon shumë; nuk kursen asgjë për ty. (Edhe sikur) të ma shtrojnë (të ma farkojnë) me flori edhe sikur të më japin të gjitha të mirat e botës, nuk pranoj kurrë (për diçka që s’dua ta bëj, qoftë edhe me fitime të mëdha). Pëllëmbë e flori tokë shumë pjellore.
NAPOLÓN,~I m. sh. ~A, ~AT 1. hist. Monedhë ari me vlerë prej njëzet frangash ose prej njëqind lekësh. Na i mbushi xhepat me napolona. Fshatari e blinte pushkën për dy napolona.
2. etnogr. Lloj valleje popullore që kërcehet shumë në dasmat shqiptare. Kërcen napolonin.
✱Sin.: verdhushe, verdhushkë, gjel.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë