Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VÉRDHËI (i, e) mb. 1. Që ka ngjyrën e kashtës, të limonit të pjekur, të squfurit a të arit etj. Bojë e verdhë. Shami e verdhë. Fustan i verdhë. Flokë të verdhë. Lule të verdha. Trëndafil i verdhë. Pe i verdhë. Qelibar i verdhë. Armë të verdha armë të lara me flori.
2. Që e ka fytyrën të zbehtë; i zbehtë (për fytyrën ose për pjesë të tjera të trupit të njeriut). I verdhë si ftua (si limon). I verdhë në fytyrë. Dyllë i verdhë shumë i zbehtë.
3. bised. Që e ka ngjyrën e lëkurës si të verdhë a të zbehtë të errët (si tipar i jashtëm i një race të njerëzve), mongoloid. Raca e verdhë.
4. fig. Që ka përmbajtje policore, që përshkruan ngjarje plot krime e vepra të shëmtuara. Roman (tregim) i verdhë. Dramë e verdhë. Letërsia e verdhë. Libër i verdhë.
5. Përdoret si pjesë e dytë në emërtimet e pathjeshta për disa bimë, kandrra etj. që kanë tërësisht a pjesërisht këtë ngjyrë. Duhan i verdhë. Manushaqe e verdhë. Misër i verdhë. Trëndafil i verdhë. Zambak i verdhë. Çimka e verdhë. Flutura e verdhë (e jonxhës). Merimanga e verdhë. Miza e verdhë.
✱Sin.: i lëverdhë, ngjyrëkashtë, ngjyrartë, ngjyrëlimon, bojëkashtë, bojëlimon, bojëportokall, verdhës, verdhac, verdhacak, i verdhemë, i verdhur.
ZBÉHUR (i, e) mb. 1. Që i ka ikur a i është dobësuar ngjyra e kuqe e fytyrës, që i ka rënë një ngjyrë si e verdhë, që është zbehur, i zbehtë. Me fytyrë të zbehur. Me faqe (me buzë) të zbehura.
2. Që i është dobësuar ngjyra, i zbërdhulët. Ngjyrë e zbehur. Perde të zbehura nga dielli.
3. Që i është pakësuar drita, që i është dobësuar ndriçimi e shkëlqimi; që ka humbur qartësinë. Drita e zbehur e kandilit. Fotografi të zbehura..
4. fig. Që është bërë i paqartë, i dobët e pa forcë shprehëse; që është zbehur. Pasqyrim i zbehur. Shpresa të zbehura. Kuptim i zbehur i një fjale (gjuh.).
✱Sin.: i zbehtë, i zverdhur, verdhosh, i verdhur, i zbardhur, i zbërdhulur, i flashkur, i fishkur, i zvogëluar.
ZVÉRDHUR (i, e) mb. 1. Që ka marrë ngjyrë të verdhë; që është bërë i verdhë. Gjethe (bimë) të zverdhura. Libra të zverdhur. Një arë me misër të gjatë e të zverdhur. Gruri filloi të zbulonte majat e zverdhura. Fotografi (letër) e zverdhur. Me dhëmbë të zverdhur. Regjistra e dosje të zverdhura.
2. Që është bërë si i verdhë, i zbehur. Me fytyrë të zverdhur. Faqe të zverdhura. I zverdhur në fytyrë si meit.
✱Sin.: i verdhur, i lëverdhur, i zbehtë, i zbehur, i pagjak.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë