Fjalori

Rezultate në përkufizime për “verdhosh”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

VERDHANIK

VERDHANÍK,~U m. sh. ~Ë ~ËT Ai që është i zbehtëfytyrë; verdhacak.
Sin.: verdhan, verdhosh, verdhuk, verdhalash, verdhacak.

VERDHUK

VERDHÚK,~U f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Frutëvjen si e verdhë, e verdhemë.
2. mospërf. Ai që është i zbehtëfytyrë, verdhacuk. Atij verdhukut i ka ikur gjaku i fytyrës.
Sin.: verdhosh, verdhalash, zbehtan.

VERDHUSH
ZBEHUR

ZBÉHUR (i, e) mb. 1. Që i ka ikur a i është dobësuar ngjyra e kuqe e fytyrës, që i ka rënë një ngjyrë si e verdhë, që është zbehur, i zbehtë. Me fytyrëzbehur. Me faqe (me buzë) të zbehura.
2. Që i është dobësuar ngjyra, i zbërdhulët. Ngjyrë e zbehur. Perde të zbehura nga dielli.
3. Që i është pakësuar drita, që i është dobësuar ndriçimi e shkëlqimi; që ka humbur qartësinë. Drita e zbehur e kandilit. Fotografi të zbehura..
4. fig. është bërë i paqartë, i dobët e pa forcë shprehëse; që është zbehur. Pasqyrim i zbehur. Shpresa të zbehura. Kuptim i zbehur i një fjale (gjuh.).
Sin.: i zbehtë, i zverdhur, verdhosh, i verdhur, i zbardhur, i zbërdhulur, i flashkur, i fishkur, i zvogëluar.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.