Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►VÉRDH/EM jovep., ~A (u), ~ÚR vetv. 1. vet. v. III Bëhet i verdhë, merr një ngjyrë të verdhë a si të verdhë, zverdhet, verdhohet (për bimët dhe gjethet kur thahen ose kur vjen vjeshta, për të lashtat e për pemët kur piqen etj.). U verdhën gjethet (kallinjtë). U verdhën ftonjtë (pjeshkat, kumbullat, dardhat).
2. Bëhem i verdhë, marr një ngjyrë të zbehtë në fytyrë a në pjesë të tjera të trupit (nga një sëmundje, nga frika etj.); më ikën të kuqtë e fytyrës, zverdhem, zbehem. U verdh në fytyrë. U verdh si dyllë (si limon). Iu verdhën sytë.
✱Sin.: zverdhem, lëverdhem, verdhohem, zbehem, zverdhohet.
►VERDH/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. vet. v. III Merr një ngjyrë të verdhë a si të verdhë, bëhet i verdhë, zverdhet. U verdhua gruri. U verdhuan gjethet (pemët).
2. Marr një ngjyrë të verdhë, a si të verdheme, verdhem; zverdhem në fytyrë. U verdha në fytyrë.
✱Sin.: verdhet, lëverdhem, verdhohem, zbehem.
►ZVÉRDHEM jovep. ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Merr ngjyrë të verdhë, bëhet i verdhë. U zverdhën gjethet. U zverdh gruri. Fletët e ndonjë ahu sapo kishin filluar të zverdheshin. Letra ishte zverdhur. Iu zverdhën flokët nga dielli. Vetëm gjethi i ftoit plaket e zverdhet.
2. vetv. Bëhem si i verdhë në fytyrë, zbehem. U zverdh nga frika. Aty skuqej, aty zverdhej. Pas fjalëve të mia u zverdh si dylli. Zverdhej dhe dridhej i tëri. Ishte zverdhur në fytyrë dhe s’dinte ku të futej.
3. pës. e ZVERDH.
✱Sin.: verdhem, lëverdhem, verdhohem, zbehem.
♦ Iu zverdh *hunda (dikujt). As *skuqet e as zverdhet (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë