Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NGORDHËSÍR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kafshë e ngordhur, kërmë, cofëtinë. Grifa ushqehet me ngordhësira.
2. fig. mospërf. Njeri ose kafshë që është shumë i dobët, që mezi mbahet në këmbë. Lopa e tij është një ngordhësirë.
3. fig. shar. Njeri që nuk është i zoti për asgjë. – Ik, o ngordhësirë!
✱Sin.: mërshë, cofëtinë, gërdallë, marxhë, karkashinë, gërmadhë, kërmë, mëshkenjë, verdhësirë, stërvinë, kufomë, i pazoti, i paaftë.
VERDHCÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Verdhësirë.
VÉRDH/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Ngjyra e verdhë, boja e verdhë; ngjyrë midis portokallisë dhe së blertës në spektrin e dukshëm. Përdori të verdhën.
2. Pjesa e mesme e vezës, që ka ngjyrë të verdhë. E verdha e vezës. Vezë me dy të verdha. Ha vetëm të verdhën. Rrahu të verdhën e vezës.
✱Sin.: verdhësirë, të verdhët, e mollët, boçë, të kuq, e kuqe.
♦ Ta jep *vezën pa të verdhë (pa të kuqe) (dikush). E skuq të verdhën e vezës dy herë (dikush) keq. është dorështrënguar, rron duke kursyer shumë; ia nxjerr deri në fund vlerën diçkaje, e kullon; e lidh macen kur ha bukë; bën hesap sa ha macja në vit. *Vezë me dy të verdha (të kuqe). *Vezë pa të verdhë keq.
VERDHËSÍR/Ë,~A f. 1. Ngjyra e verdhë, e verdha; verdhësi, zbehtësi. Ka (mori) verdhësirë. Verdhësira e syve.
2. edhe sh. ~A, ~AT mospërf. Njeri i zbehtë e i tretur; ngordhësirë. Ishte një verdhësirë si kufomë. Kishin mbetur ca verdhësira.
ZBEHTËSÍ,~A f. Të qenët i zbehtë, vetia e diçkaje që është e zbehtë. Zbehtësi e lehtë. Zbehtësia e fytyrës (e lëkurës). Zbehtësia e vdekjes. Zbehtësia e dritës. Zbehtësia e hënës. Iu zhduk (i iku) zbehtësia. Në këtë zbehtësi vetullat i dukeshin edhe më të zeza. U tremb nga zbehtësia ime. Zbehtësia e ngjyrave të realitetit.
✱Sin.: verdhësi, verdhësirë, flashkësi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë