Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BARDHËSÍR/Ë,~A f. 1. Bardhësi. Bardhësirë e pafund.
2. Agu i dritës, zbardhëllimi. Ra bardhësira.
3. Të qenët i zbehtë, zbehtësi, verdhësi.
✱Sin.: ag, zbardhëllim, zbehtësi, verdhësi.
VÉRDHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur merr një ngjyrë të verdhë, verdhet diçka a kur verdhemi në fytyrë, në trup (lëkurë). Verdhja e syve (e fytyrës). Verdhja e lëkurës. Verdhja e grurit. I kapi verdhja perimet. Verdhja e miellit në tigan.
2. Verdhësi, zverdhje; zbehje. Sëmundja shoqërohet me verdhje.
✱Sin.: zverdhje, zbehje, lëverdhje, verdhje, verdhim.
VERDHËSÍR/Ë,~A f. 1. Ngjyra e verdhë, e verdha; verdhësi, zbehtësi. Ka (mori) verdhësirë. Verdhësira e syve.
2. edhe sh. ~A, ~AT mospërf. Njeri i zbehtë e i tretur; ngordhësirë. Ishte një verdhësirë si kufomë. Kishin mbetur ca verdhësira.
ZBEHTËSÍ,~A f. Të qenët i zbehtë, vetia e diçkaje që është e zbehtë. Zbehtësi e lehtë. Zbehtësia e fytyrës (e lëkurës). Zbehtësia e vdekjes. Zbehtësia e dritës. Zbehtësia e hënës. Iu zhduk (i iku) zbehtësia. Në këtë zbehtësi vetullat i dukeshin edhe më të zeza. U tremb nga zbehtësia ime. Zbehtësia e ngjyrave të realitetit.
✱Sin.: verdhësi, verdhësirë, flashkësi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë