Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AMAURÓZ/Ë,~A f. Verbëri e përkohshme a përhershme; verbërim, verbësi. Vuan nga amauroza.
VERBËRÍ,~A f. 1. edhe fig. Të qenët i verbër, mungesë e plotë e shqisës së të parit; gjendja e një njeriu të verbër. Verbëri e përjetshme (e përkohshme). Verbëri e plotë (e pjesshme). Verbëria e pulave (veter.) sëmundje që verbon pulat; lia e pulave.
2. fig. Paaftësia e dikujt për të kuptuar se ç'ndodh përreth a për të parë një të vërtetë që duket qartë. Verbëri politike. Verbëria e burokratëve. Verbëri prej budallai. E mori me qafë verbëria.
3. Veprimi a sjellja jo sipas arsyetimeve e mendimeve të veta, por sipas udhëzimeve a urdhrave të të tjerëve; mosmbështetja tek arsyeja e te gjykimi i shëndoshë. E zbatoi me verbëri. I bindej me verbëri. E mori me qafë verbëria.
✱Sin.: verbësi, verbim, verbërim, qorrim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë