Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRFAQËSÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që flet e vepron në emër të dikujt; ai që përfaqëson e mbron të drejtat dhe interesat e një shteti, të një organizate, të një grupi njerëzish etj. Përfaqësues diplomatik. Përfaqësues i ministrisë. Përfaqësues i shtetit. Përfaqësuesi i Shqipërisë në OKB. Dërgoj si përfaqësues.
2. Ai që shpreh mendimet, vullnetin dhe dëshirat e një grupi njerëzish. Përfaqësues i dëshirave të popullit. Përfaqësuesit e studentëve (e emigrantëve).
3. Ai që paraqit në veprimtarinë a në veprën e vet tiparet themelore të një rryme ideologjike, politike etj., të një drejtimi shkencor, artistik etj. Përfaqësues tipik i romantizmit.
4. drejt. Ai që është i ngarkuar të veprojë në gjyq në emër dhe në interes të një tjetri. Përfaqësues ligjor.
✱Sin.: zëdhënës, zëvendës, delegat, veqil.
SHAHÍT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT vjet. 1. Ai që është në dijeni të drejtpërdrejtë të një fakti (e ka parë, e ka dëgjuar) dhe thirret për të dëshmuar rreth tij, dëshmitar. Kam shahit gjithë fshatin. U thirr shahit. E morën për shahit. I duhej një shahit që e kishte parë vetë ngjarjen.
2. Ai që sakrifikon në mënyrë të vullnetshme jetën, pa marrë parasysh rreziqet, dëshmor. Ra shahit. Emri i shahitit. Shahitëve u kishin bërë një lapidar.
✱Sin.: dëshmitar, dëshmues, dëshmor, martir, veqil.
SHEHÍT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT vjet. 1. Ai që është i pranishëm në një ngjarje, dëshmitar, dëshmues. Doli shehit. Nuk po gjente asnjë shehit. Avokati numëroi shehitët.
2. Ai që jep jetën për lirinë e atdheut, dëshmor, theror, martir. Kishte rënë shehit. Në atë luftë shumë kishin mbetur shehitë.
✱Sin.: dëshmitar, dëshmues, dëshmor, theror, martir, i rënë, veqil.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë