Fjalori

Rezultate në përkufizime për “venitur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ATROFIK
LIGATINOR
PAVENITUR

PAVENÍTUR (i, e) mb. 1. Që e ka, e ruan ende njomësinë e freskinë; që nuk është venitur (për lulet etj.); kund. i venitur. Lule e pavenitur.
2. fig. Që s’e ka humbur shëndetin, forcën, gjallërinë, freskinë etj., që ështëgjendjemirë si edhe me pare (për njerëzit). Mbeti e pavenitur derimoshëthyer.
3. fig. Që s’është zbehur a nuk është dobësuar aspak, që ka a ruan po atë forcë, po atë gjallëri, po atë shkëlqim, po atë hov etj.; që s’është venitur (për një ndjenjë etj.); kund. i venitur. Shpresë (dashuri) e pavenitur. Gëzim i pavenitur.

PRENDITUR
SABITUR
SHUAR

SHÚAR (i, e) mb. 1. Që nuk digjet më; i fikur; kund. i ndezur. Urë të shuara. Thëngjijshuar. Cigare e shuar. Zjarr i shuar.
2.është i pandezur, që nuk ndriçon më; i fikur; kund. i ndezur. Yje të shuara. Me dritashuara.
3. Që nuk punon më, që i është shkëputur energjia elektrike; i fikur; kund. i ndezur. Kompjuter i shuar. Me celularshuar.
4. Që nuk ështëaktiv, që ka pushuar së nxjerri lavë e hi (për vullkanet). Lavë e shuar. Vullkan i shuar.
5.është i dobësuar sa mezi dëgjohet; i mekur, i dobët. Me zë të shuar. Gjëmim i shuar. Rënkimeshuara.
6. Që ka humbur shkëlqimin, që nuk ndrin, që duket si pa jetë. Me sy të shuar. Ngjyra si të shuara.
7. fig. është zhdukur, që nuk është më. Heronjshuar. Qytetërimet e shuara.
8.është fshirë a është prishur me një vizë mbi të. Ka ca fjalë (pjesë) të shuara. Dorëshkrimi kishte shumë rreshtashuar.
9. fig., bised. Që i kanë vdekurgjithë njerëzit, që ka mbetur fare pa njeri, i shkretë, qyqar; që ka mbetur pa fëmijë. Fis i shuar. Familje (shtëpi, vatër) e shuar. Oxhak i shuar.
10. Fatzi, i mjerë, i gjorë, i ngratë, qyqar. I shuari djalë. E shuara vajzë.
11. euf. I vdekur. mirë i shuar se i turpëruar. (fj. u.). Më mirë i shuar se gjallë e i harruar. (fj. u.).
12. Që i është hedhur ujë për ta tretur, për ta zbutur etj., i tretur në ujë. Supë e shuar me verë. Raki e shuar. Gëlqere e shuar.
Me *sy shuar. Me *zë të shuar (të mekur).
Sin.: i fikur, i mbyllur, i fashitur, i platitur, i mekur, i nemitur, i dobësuar, i venitur, i rraskapitur, i shkretuar, i rrënuar, i shlyer, i prishur, i pajetë.

VENITEM

VENÍT/EM jovep., ~A (u), ~ÚR 1. vetv., vet. v. III Humbet njomësinë, nuk zhvillohetdhe i varen degët e gjethet, fishket, thahet (për bimët). U venitën lulet. U venit misri.
2. vetv. Humbas njomësinë, forcën, gjallërinë dhe shëndetin; zbehemfytyrë dhe dobësohem e tretem. Veniteshin fëmijët.
3. vetv., vet. v. III Humbet dritën, shkëlqimin a ngjyrën, zbehet e shuhet dalëngadalë (për dritën, zjarrin etj.); humbet forcën, dobësohet (për zërin). Janë venitur ngjyrat. U venitën yjet. U venitën zjarret në mal. U venit drita. U venit kandili (llamba). Iu venit zëri.
4. fiziol., vetv., vet. v. III I pushojnë përgjithnjë; nuk i vijnë më që kur fillon menopauza (të përmuajshmet, zakonet).
5. fig., vetv., vet. v. III Humbet ndikimin a rëndësinë e mëparshme; dobësohet dhe shuhet a zhduket ca nga ca. Iu venitën shpresat.
6. pës. e VENÍT.
Sin.: vyshkem, rrudhem, flashkem, eshkem, eshkosem, mbërrutem, tretem.

VENITUR

VENÍTUR (i, e) mb. 1. Që ka humbur njomësinë, që është tharë a është fishkur (për bimët). Lule (bimë) e venitur.
2. Që e ka humbur njomësinë, forcën, gjallërinë dhe shëndetin; që është zbehurfytyrë dhe është dobësuar e është tretur. Me fytyrë (me trup) të venitur.
3. Që e ka humbur dritën, shkëlqimin a ngjyrën, që është zbehur e shuhet dalëngadalë; që ka humbur forcën, mjaft i dobësuar. Me sy të venitur. Bukuri e venitur. Dritë e venitur. Me zë të venitur.
4. fig. Që ka humbur ndikimin a rëndësinë e mëparshme; që po shuhet a po zhduket ca nga ca. Me shpresa të venitura.
Sin.: i fishkur, i tharë, i rrudhur, i tretur, i zbehur, i vakur, i shuar.

VESHKUR

VESHKÚR (i, e) mb. I fishkur.
2. Fik i pjekur shumë, që ka tejkaluar afatin e të vjelit. Fiqveshkur.
Sin.: i fishkur, i vyshkur, i venitur.

VESHKËT

VÉSHKËT (i, e) mb. I fishkur; i venitur. Lule (gjethe) të veshkëta. Me fytyrëveshkët.

VYSHKLAVUR

VYSHKLÁVUR (i, e) mb. Që është vyshklavur; i fishkur, i venitur. Bimë të vyshklavura. Me duar të vyshklavura. Me fytyrëvyshklavur.

VYSHKËT

VÝSHKËT (i, e) mb. I fishkur, i venitur. Lule e vyshkët. Bimë (gjethe) të vyshkëta. Me fytyrëvyshkët. Me duar të vyshkëta.
Sin.: i fishkur, i venitur, i rrudhur, i rreshkur, i tharë, i përtharë.

ZHGALITUR
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.