Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PIKËVROJTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Pikë për vrojtimin e dikujt a të diçkaje. Pikëvrojtimet në plazhe.
2. usht. Vend i ngritur, i mbrojtur e zakonisht i fshehur prej nga vëzhgohen dhe ndiqen lëvizjet e veprimet e armikut. Kodër e përshtatshme për pikëvrojtim. Ngritën një pikëvrojtim.
✱Sin.: vendvrojtim, vrojtore, postë.
VEND- fjalëform. pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimin “vend” (p.sh.: vendparkim “vendi ku bëhet parkim i makinave”; po ashtu: vendarritje, vendfushim (usht.), vendgrumbullim, vendgjetje, vendkalim, vendkomandë (usht.), vendmbërritje, vendndalim, vendndodhje, vendnisje, vendngjarje, vendprehje, vendpushim, vendqëndrim, vendrojë, vendstrehim, vendtakim, vendverim, vendvrojtim etj.).
VENDSHÍKIM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. drejt. Këqyrje në vend, formë procedurale e të provuarit me të cilën organi që zhvillon procedurën vërteton fakte të rëndësishme me vrojtim të tij të drejtpërdrejtë (aty ku ndodh një krim a një ngjarje e rëndë).
2. Vendvrojtim, vendrojë.
✱Sin.: vendkëqyrje, kullë, karakoll.
VROJTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. usht. Vend i caktuar posaçërisht për të vrojtuar, pikë a kullë vrojtimi. Vrojtore e fshehtë. Ndërtuan (ngritën) një vrojtore. Shkoi (rri) në vrojtore. Kodër (pikë) e përshtatshme për vrojtore.
2. vjet. Syze, gjyzlykë, xinxallka. Xhamat e vrojtoreve. Nxjerr vrojtoren e fillon të shkruaj (të lexoj).
✱Sin.: kullë, vendvrojtim, pikëvrojtimi, sogje, observator.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë