Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PRÉHJ/E,~A f. 1. Veprimi kur preh ose kur prehem.
2. Gjendja kur prehem.
3. Pushim; qetësi. Prehje shpirtërore. S’gjente prehje. Iu prish prehja.
4. Vendi ku prehet dikush. Ai vend ishte prehja e kaprojve.
✱Sin.: pushim, çlodhje, rehatim, rehati, qetësim, qetësi, dergjje, vendvarrim, fashë, prajë, karar, argëtim, kënaqësi.
VENDPRÉHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Vendi ku prehet dikush; vend për prehje; vendvarrim. Vendprehja e fundit varri. Vendprehja e dëshmorëve (fig.) varrezat e dëshmorëve.
✱Sin.: varr, prehje.
VENDVARRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Vendi ku është varrosur dikush; varr; prehje. Vendvarrimi i Skënderbeut. U zbulua një vendvarrim i panjohur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë