Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vendor”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANAS

ÁNAS,~E mb. banon prej kohëve më të hershme në një vend; që u përket banorëve më të parë të një vendi; vendës, vendor; kund. ardhës. Fis anas. Popullatë anase. Traditë anase.
Sin.: vendës, vendor, rrënjës, vendali.

ANAS

ÁNAS,~I m. sh. ~, ~IT Banor i hershëm i një krahine a i një vendi, ai që ka jetuar aty brez pas brezi; kund. ardhës. Është anasi ynë. Zakonet e anasve. Janë anas.
Sin.: vendës, vendas, vendor, rrënjës, vendali.

DECENTRALIZOJ

DECENTRALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR zyrt., kal. 1. Kaloj një pjesëfunksionevepushtetit qendror organeve më të ulëta; zgjerojdrejtat e organeve më të ulëta. Decentralizoj pushtetet.
2. Shkëput organet më të ulëta nga organet më të larta ose nga ato qendrore. Decentralizojnë pushtetin vendor.
3. Dobësoj centralizmin. Decentralizojnë ekonominë.
4. Shpërndaj, shpërqendroj.. Decentralizoj forcat (mjetet).
Sin.: shpërqendroj, shqendërzoj, shkëput, shpërndaj, dobësoj.

DREJTUES

DREJTÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që organizon e drejton punën a veprimtarinë e një sipërmarrjeje, të një institucioni, të një organizate etj.; ai që u tregontjerëve rrugën për të arritur një qëllim; ai që qëndronkryepunëve, ai që drejton në një fushëveprimtarisë; udhëheqës. Drejtues i aftë (i zoti). Drejtues politik (ushtarak, artistik). Drejtues i pushtetit vendor. Drejtuesi i garave (i ekspeditës, i kursit).
2. Ai që vë në punë a në lëvizje një makinë, një mekanizëm etj., ai që drejton një makineri, një aparaturë etj.; anëtar i ekuipazhit të një anijeje, të një aeroplani etj. që ndjek lundrimin detar a ajror dhe mban drejtimin. Drejtuesi i anijes (i aeroplanit, i tankut).
3. elektr. Pajisje a aparatkthen rrymën e ndryshueshmerrymëvazhduar.
4. Ai që dërgon në një drejtimcaktuar një letër, një telegram, një shkresë etj., dërgues. Drejtuesi i letrës (i telegramit). Drejtuesi i lutjes (i shkresës).

LOKATIV

LOKATÍV,~E mb., gjuh. Vendor, që lidhet me lidhëzat: ku, tek, kudo, ngado, etj. që tregon vendin ku kryhet një veprim ose ku ndodhet dikush a diçka.

NORMË

NÓRM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Rregull e caktuar ligjore ose morale për sjelljenjetë a në shoqëri, e detyrueshme ose e pranuar përgjithësisht; diçka e detyrueshme për t’u ndjekur; rregullatpërcaktojnë jetën e brendshme të një organizate. Normat morale (juridike). A duhen thyer normat e kanunit. Është bërë normë. Normë e inflacionit (fin.) përqindja e rritjesçmimevemallrave dhe shërbimeve në një ekonomi gjatë një periudhecaktuar, zakonisht një vit. Normë e interesit (fin.) shuma e paravehuamarrësi (individ, kompani, autoritet vendor ose shtet) duhet t’i paguajë agjentit ekonomik (zakonisht një banke ose institucioni krediti) në këmbimdhënieskredisë. Normë shoqërore (drejt.) rregull sjelljeje, shpesh i pashkruar, i cili dikton sjelljepranueshme brenda një grupi ose shoqërie.
2. Masë e caktuar për diçka; sasia e përshtatshme ose e rregullt për diçka; gjendja e rregullt dhe e zakonshme për diçka; një standard apo një modelkonsiderohet si tipik. Normat ushqimorebagëtive. Normat e shpenzimit (e harxhimit). Norma e ujitjes për hektar. Norma e akumulimit (ek.). Norma e mbivlerës (e fitimit) (ek.). Është brenda normës. Zhvillohet sipas normës. Shmanget nga norma. Normë plehërimi (bujq.)
3. Sasia e punësduhetbëhet, ose e prodhimitduhetnxirret brenda një kohecaktuar. Normë e lartë (e ulët). Normë individuale (kolektive). Normë teknike (progresive). Normë ditore. Punë me normë. Realizon normën. Thyejnë (tejkalojnë) normat.
4. gjuh. Tërësia e rregullavepërcaktojnë përdorimin e mjetevegjuhës letraremënyrënjëllojtë për të gjithë pjesëtarët e një kombi; përdorimi i mjeteve gjuhësoreështë ngulitur e është pranuar ngagjithë pjesëtarët e një kombi si në ligjërimin e folur ashtu edhe në atë të shkruar. Norma e gjuhës letrare kombëtare. Norma gramatikore (leksikore). Norma drejtshkrimore. Norma e drejtshqiptimit.
5. sport. Sasia e ushtrimeve me shkallëcaktuar vështirësie, që duhetkryhen për të merituar një titull sportiv, që janëdetyrueshme për nxënësitshkollë etj. Normat e mjeshtritsportit. Dhënia e normaveshkolla. Arritja e normave.
Sin.: rregull, ligj, zakon, detyrë, masë, gjendje, cak.

PUSHTET

PUSHTÉT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Sundim politik i një klase, i një shtrese a i një grupi shoqëror, që ka të drejtën dhe mundësinëqeverisë shtetin, një krahinë, një rreth etj. nëpërmjet organevezgjedhura a të emëruara. Pushteti politik. Pushtet i pakufizuar. Pushtet ekzekutiv (legjislativ, gjyqësor). Çështja e pushtetit. Marrja e pushtetit. Ndarja e pushtetit. Organet e pushtetit. Lufta për pushtet. Është i veshur me pushtet. Pushtet ekzekutiv pushteti ligjzbatues. Pushteti legjislativ pushteti ligjbërës. Pushteti gjyqësor. Pushteti i katërt media. Pushteti normativ (drejt.). Balancim i pushteteve. Etja për pushtet nuk i ka rrënjët te fuqia, por tek dobësia (afor.).
2. bised. Organet e qeverisjesshtetit, të një krahine, të një rrethi etj.; administrata shtetërore në një vend, në një krahinë, në një rreth etj.; qeveria. Pushteti qendror (vendor). Veprimtaria e pushtetit. Ndërtimi i pushtetit.
3. E drejta dhe mundësia që ka dikush për të urdhëruar dikë, për të vepruar ose për të ndikuar mbi dikë a mbi diçka. Pushteti prindëror (atëror). Pushtet fetardrejta të ipeshkvit mbi çdo famullitar e besimtar në një dioqezë; e drejtë për të mbikëqyrur punët fetare, për të shuguruar meshtarë dhe për t’i emëruar e transferuar ata.
4. fig. Fuqia që ka dikush a diçka. Pushteti i parasë.
5. fig. Ndikimimundushtrojë dikush a diçka mbi një tjetër. Ka pushtetmadh mbi të. Nuk iu nënshtrua pushtetitburrit. Pushteti prodhon pushtet.
Sin.: qeveri, pushtetari, fuqi, autoritet, sundim, drejtim, udhëheqje, fron, administratë, e drejtë, mundësi, ndikim.

VENDOR

VENDÓR,~E mb. 1. gjuh. lidh një fjalivarur, e cila tregon vend, me një fjali drejtuese (për lidhëzat ku, tek, kudo, ngado etj.); që lidhet me lidhëzatilla dhe tregon vendin ku kryhet një veprim ose ku ndodhet dikush a diçka (për fjalitë). Lidhëz vendore. Fjali, vendore (p.sh.: “Ku buron uji i ftohtë... / Atje janë mendtë e mia).
2. gjuh. tregon vendin ku ndodhet dikush a diçka ose ku kryhet veprimi i shprehur prej foljes (në disa gjuhëlatinisht, gjuhët sllave, turke etj.). Rasa vendore.
3. lidhet me një vend a me një zonëcaktuar, i vendit. Media vendore. Pushteti vendor organet shtetërore të një fshati, të një qyteti etj. Zgjedhje vendore.
Sin.: lokal, krahinor, zonal.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.