Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NDÓDHJ/E,~A f. 1. Veprimi dhe gjendja kur ndodh diçka a kur ndodhem diku. Ndodhja e fatkeqësisë (e aksidentit). Ndodhja e tij jashtë shtetit. Ndodhje e konflikteve.
2. sh. ~E, ~ET Ndodhi, ngjarje. Ndodhjet e fundit. Pas kësaj ndodhjeje. Më treguan një ndodhje tjetër. Ndodhje të moçme a të reja.
✱Sin.: zhvillim, rastisje, të rastisur, vendndodhje, gjendje, të gjendur, të qëlluar, dukuri, ndodhi, tregim.
PIKËNDÓDHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Vendndodhje, pozicion.
PLAN,~II m. sh. ~E, ~ET 1. Lloj vizatimi që paraqet me anë vijash e shenjash të posaçme dhe në një shkallë shumë të zvogëluar një sipërfaqe të vogël toke, hartë e shkallëzuar. Plan topografik. Plani i vendit.
2. Vizatim që paraqet në përmasa zakonisht të zvogëluara pamjen nga një anë ose prerjen sipas një rrafshi të një sendi, të një ndërtese, të një pajisjeje etj., që do të ndërtohet a do të prodhohet; skicë. Plani i qytetit. Plani i ndërtesës (i portit, i aeroportit). Plani i bibliotekës kombëtare. Shkalla e planit. Plan i përgjithshëm. Plan rregullues. Plan topografik.
3. Tërësi masash të menduara e të caktuara që më parë, që parashikojnë ecurinë a mënyrën e zhvillimit të një pune a veprimtarie, vëllimin e afatet e saj etj. Plani i punës. Plani i infrastrukturës rrugore (i ndërtimeve urbane). Plani vjetor i punës shkencore. Plani i stërvitjes së sportistëve. Punë me (pa) plan. Bën plane në hava (keq.)
4. ek. Tërësia e detyrave, e treguesve dhe e mjeteve për plotësimin e tyre, që përcaktohen a përllogariten që më parë për zhvillimin e harmonishëm të ekonomisë e të kulturës gjatë një periudhe të caktuar; dokumenti ku janë shënuar këto detyra e masa. Punojnë me plane afatshkurtra (afatgjata). Plani vjetor (tremujor, mujor). Plani perspektiv plani për disa vjet në të ardhmen. Plan ekonomik (financiar). Plan shtetëror. Plan shkencor. Ekonomi pa plan. Miratoj planin. E plotësuan (e tejkaluan) planin.
5. Pikat ose vijat kryesore një studimi etj.; skicë. Plani i orës së mësimit. Bëj planin e studimit.
6. fig. Qëllimi a synimi që duam të arrijmë dhe që e parashikojmë që më parë. Plan i guximshëm. Plane të errëta antikombëtare. Ia prishën planet. S’i doli plani.
7. Fusha e veprimtarisë ose lëmi i shfaqjes së diçkaje; mënyra e shqyrtimit të diçkaje, drejtimi a këndi me të cilin e shohim; rrafsh (zakonisht në tog me parafjalën në). Në planin ekonomik (politik, teorik, moral, shoqëror). Në planin kombëtar (ndërkombëtar, botëror). Në planin kohor (historik). Del në dy plane.
8. Vendndodhja e një sendi a e një objekti lidhur me largësinë e tij nga shikuesi. Vinte më prapa, në plan të dytë. Janë në një plan.
9. fig. Vendi që zë dikush a diçka sipas rëndësisë që ka (kryes. me një numëror rreshtor). E nxori në plan të parë. E vuri në plan të dytë. Kalon në plan të fundit.
10. gjeom. Rrafsh. Plan i pjerrët (pingul, horizontal). Plane paralele. Plani i meridianit. Plani i ekuatorit. Drejtëzat e një plani.
✱Sin.: planimetri, skicë, program, qëllim, shestë, shestim, rrafsh, planifikim, vizatim, hartë, grafik, skemë, masa, detyra, tregues, përmbledhje, synim, fushë, lëmë, mënyrë, drejtim, tertip, këndvështrim, mendim, sajim, vendndodhje, vend.
♦ Ka dalë në plan të parë (diçka) libr. është bërë më e rëndësishmja e me kryesorja, është bërë e para që duhet zgjidhur. I vë në një plan libr. i quaj njësoj, i barazoj dy a më shumë njerëz, sende etj.; i vlerësoj barabar.
POZICIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Vendi që zë dikush a diçka në mes qeniesh a sendesh të tjera. Pozicioni gjeografik. Pozicioni fonetik (gjuh.). Në pozicion të qëndrueshëm. Pozicioni i lojtarëve. Pozicioni i Tokës në sistemin diellor (astr.). Pozicioni i atomeve në një molekulë (fiz.).
2. usht. Brez toke i ndërtuar posaçërisht, ku vendosen trupat për të sulmuar ose për t’u mbrojtur; vend i përgatitur e i mbrojtur që zë luftëtari në luftim; vendi ku përqendrohen trupat ose ku zhvillohen veprimet luftarake. Pozicion ushtarak (strategjik). Pozicion artilerie (mortajash). Hapën (çelën) një pozicion. Zuri pozicionin. I mbrojtën pozicionet. I lëshuan pozicionet.
3. Mënyra se si vendoset një njësi ushtarake ose një ushtar në luftim. Pozicion luftimi (mbrojtjeje, mësymjeje). Pozicion zjarri. Pozicion për qitje në këmbë (në gjunjë. barkas).
4. Mënyra e mbajtjes së trupit ose të një pjese të tij kur bëjmë lëvizje të ndryshme ose kur kryejmë një punë. Pozicioni i trupit. Në pozicion pingul (horizontal, vertikal). Në pozicion të rehatshëm (të keq). Rri (qëndron) në një pozicion të caktuar.
5. Mënyra si mbahet trupi në ushtrimet gjimnastikore, në vallëzim etj., qëndrim. Vendosi (mbaji) shpatullat në këtë pozicion!
6. Mënyra e vendosjes së figurave në një çast të caktuar në lojën e shahut, të damës etj.
7. fig., libr. Pozitë.
✱Sin.: strumbull, shtrirje, vendndodhje, vendluftim, pozitë, llogore, hendeklidhje, qëndrim.
POZÍT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vendi ku ndodhet dikush a diçka. Pozitë strategjike. Pozita gjeografike (gjeogr.) vendi a pika në rruzullin tokësor ku shtrihet një shtet, një krahinë etj.
2. Gjendje, në të cilën ndodhet dikush a diçka; tërësia e kushteve dhe e rrethanave që ndikojnë për zhvillimin e mëtejshëm të diçkaje. Pozita shoqërore e dikujt. Pozita ndërkombëtare e Shqipërisë. E vuri në pozitë të vështirë. I forcoi pozitat.
3. Vendi që zë dikush në mes të tjerëve.
4. Detyrë me përgjegjësi e dikujt; vendi i punës i dikujt; nëpunësi e lartë. Pozitë kyç. Njeri me pozitë. Siguroi (humbi) pozitën. Ngre në pozitë. Luftonte për pozitë. Ra nga pozita. Shpërdorojnë pozitën zyrtare.
5. Ide, pikëpamje, synime etj. që përcaktojnë qëndrimet e veprimet e dikujt; qëndrim. U gjend në pozitat e antisemitizmit. Qëndron në pozita të drejta antiracore. Ra në një pozitë denigruese.
✱Sin.: vend, pozicion, post, detyrë, përgjegjësi, nëpunësi, ofiq, vendndodhje, gjendje, kushte, rrethana, këmbë, ide, pikëpamje, synime, qëndrim.
SÍT,~II m. sh. ~E, ~ET biol. (lat. Situs) 1. Vend i ndodhjes së bimës ose i shoqërimit bimor. Sitet e bimësisë mesdhetare.
2. Një zonë e caktuar gjeografike, kufijtë e së cilës janë të përcaktuara qartë. Siti i tempujve. Siti i maleve. Skicimi i siteve ishte një proces i vështirë.
3. drejt., fin. Vendndodhje ose juridiksion ligjor që lidhet me pronën ose të mirat materiale në zotërim. Siti i testamentit juridiksioni juridik ku njihet testamenti.
VEND- fjalëform. pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimin “vend” (p.sh.: vendparkim “vendi ku bëhet parkim i makinave”; po ashtu: vendarritje, vendfushim (usht.), vendgrumbullim, vendgjetje, vendkalim, vendkomandë (usht.), vendmbërritje, vendndalim, vendndodhje, vendnisje, vendngjarje, vendprehje, vendpushim, vendqëndrim, vendrojë, vendstrehim, vendtakim, vendverim, vendvrojtim etj.).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë