Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vemizë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

VEMJE

VÉMJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET zool. (lat. Bruco) 1. Larva si krimbi e disa kandrrave, që ka trajtën e një krimbi me disa unaza; larva leshtore e disa fluturavedëmton pemët e barishtet; dhemizë. Vemja e kumbullës (e rrushit). Vemja e panxharit (e lakrës). Vemja e dushkut. Vemja e jonxhishteve.
2. Mizëlëshon vezëtmish; vezët e kësaj mize. E pështyu vemja.
3. fig. Njeri i bezdisshëm, që të ngjitet e nuk të ndahet, që të bëhet rrodhe. Nuk të shqitet vemja derimarrë atë që do.
Sin.: vemizë, gucimacë, krimbalesh, larvë, veth.
E hëngri si vemja kumbullën (dikë) shih e hëngri si krimbi drunë(dikë). I hyri vemja (dikujt). 1. Është i sëmurë, i ka hyrë sëmundja brenda; e ka zënë tuberkulozi; i hyri krimbi. 2. (në shumës). Nisëndyshojnë për njëri-tjetrin, të jenëpakënaqur nga njëri-tjetri e të grinden ndërmjet tyre, futet në mes dyshimi, pakënaqësia etj. Iu ngjit si vemja pishës (dikujt) iu vu pas dikujt, iu qep e nuk i ndahet; iu ferrë.

VETH

VETH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. (lat. Lucilia sericata) Vemja (e mizavemishit) që lëshohet nga një mizëmish dhe e prish këtë. Ka vënë veth mishi e ka pështyrë miza mishin.
Sin.: vemje, dhemizë, vemizë, gucimacë, krimbalesh, larvë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.