Fjalori

Rezultate në përkufizime për “velare”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ZANORE

ZANÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET gjuh. 1. Tingullpërftohet kur ajri kalon pa pengesë nëpër organet e të folurit, duke vënëlëvizje tejzat e zërit; shkronjashënon këtë tingull. Zanore gojore. Zanore e gjatë (e shkurtër). Zanore fundore (nistore). Zanore lidhëse (bashkuese). Zanore e theksuar (e patheksuar). Grup (tog) zanoresh. Gjatësia e zanoreve. Ndiqet nga një zanore. Ruajtja e zanorevegjata. Klasifikimi i zanoreve.
2. Pjesa e parë e emërtimevepathjeshta për disa nga llojet e zanoreve. Zanore buzore që nyjëtohen me pjesëmarrjen e buzëve (y, u, o). Zanore jobuzore që nuk nyjëtohen me anën e buzëve (i, e, a). Zanore hundore përftohenaparatin e të folurit kur njerithi ulet dhe një pjesë e rrymësajrit kalon nga zgavra e hundës. Zanorepërparme ose zanore qiellzore që nyjëtohen kur shpina e gjuhës ngrihet drejt qiellzës dhe maja ulet e mbështetetdhëmbët e poshtëm (i, y, e). Zanoreprapmepërftohenaparatin e të folurit kur trupi i gjuhës zhvendoset pas dhe pjesa e prapme e shpinës ngrihet drejt zonës velare, ndërsa maja largohet nga dhëmbët e poshtëm (ë). Zanorembyllura (ngritjesulët) që nyjëtohen në aparatin e të folurit me gojën paksahapur dhe me gjuhënngriturpozicionin më të lartë (i, y, e). Zanorehapura (ngritjeslartë) që nyjëtohen në aparatin e të folurit me hapjen më të madhenofullave dhe me gjuhënpozicionin më të ulët (a). Zanore gjysmëmbyllura (të ngritjesmesme) që ndodhen midis dy shkallëve (e, ë o,).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.