Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTIPARALÉL,~E mb. 1. gjeom. Që ka të bëjë me dy elemente paralele, por të orientuara në drejtime të kundërta; kund. paralel. Vektorë antiparalelë. Segmente antiparalele. Brinjë antiparalele.
2. biol. Që ka të bëjë me vendosjen në drejtime të kundërta të dy vargjeve të një spiraleje të dyfishtë të ADN-së; kund. paralel. Drejtim antiparalel. Pozitë antiparalele. Në formë antiparalele. Biopolimerë antiparalelë
✱Sin.: kundërparalel, kundërpozitë.
VEKTÓR,~III m. sh. ~Ë, ~ËT mjek. Mbartës, përhapës, transmetues i sëmundjeve infektive, transmetues i mikroorganizmave patogjenë dhe i parazitëve shtazorë nga i sëmuri te njeriu i shëndoshë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë