Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NEUROVEGJETATÍV,~E mb. Që i përket sistemit nervor vegjetativ.
SIMPATÍK,~E mb. 1. Që të ngjall ndjenjën e simpatisë, që të bën për vete, që të tërheq me vetitë e tij; kund. antipatik. Ishte një njeri simpatik. Ka qenë një drejtuese simpatike.
2. Që është i hijshëm e tërheqës nga pamja; i këndshëm. Djalë simpatik. Këngëtare me fytyrë simpatike.
3. fiziol. Që ka të bëjë me një pjesë të sistemit nervor vegjetativ. Nervat simpatike. Sistemi nervor simpatik.
✱Sin.: i këndshëm, i pashëm, tërheqës.
♦ *Bojë simpatike Lëng pa ngjyrë, që bëhet i dukshëm vetëm pasi të ngrohet dhe që përdoret për të shkruar diçka të fshehtë. Kishte përdorur bojë simpatike.
VEGJETATÍV,~E mb. 1. biol. Që ka të bëjë a që lidhet me ushqimin dhe me rritjen a me zhvillimin e organizmave bimorë. Organet vegjetative organet e ushqimit dhe të rritjes te bimët (rrënja, kërcelli, gjethet). Pjesa vegjetative e bimës. Cikli vegjetativ koha që i nevojitet bimës nga mbirja deri në pjekje, periudha e zhvillimit dhe e rritjes së bimës. Periudhë vegjetative koha e vitit, gjatë së cilës shfaqet veprimtaria jetësore e bimës; periudha e rritjes dhe e zhvillimit të bimës. Shumëzim vegjetativ shumëzimi i bimëve që bëhet me anë të kërcellit, të rrënjës ose të gjethes. Pushim vegjetativ koha gjatë së cilës bima nuk rritet e nuk zhvillohet.
2. fiziol. Që ka të bëjë me sistemin nervor vegjetativ, pjesë e sistemit nervor që drejton veprimtarinë e organeve të brendshme dhe rregullon shkëmbimin e lëndëve në organizëm. Sistemi nervor vegjetativ.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë