Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vegë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ALET

ALÉT,~I m. sh. ~E, ~ET bised., vjet. 1. Vegël; mjet i thjeshtë pune. Aletet e punës. Aletet e rrojës. Aletet e farkëtarit. Bëj gati aletet. - Merr aletet me vete!
2. Pajisje për luftë ose për gjah, armë. Me aletebrez i përgatitur për çdo rrethanë, i gatshëm për çdo rast.
Sin.: mjet, vegë, halet, almise, armë.

AMFORË

AMFÓR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT arkeol. Enë balte me dy vegë, me grykëngushtë, që përdorej për të mbajtur ose për të bartur vaj ulliri, verë, mjaltë, drithë. Amforë qeramike. Amforë ilire. U zbuluan katër amfora në vendgërmimet e Durrësit.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.