Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
IZOLÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të izolohet; i veçueshëm. Ftohës lehtësisht i izolueshëm.
NDÁSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të ndahet në pjesë; që është i aftë për t’u ndarë në dy a më shumë pjesë; kund. i pandashëm. Nuk janë të ndashme. Me kokë të ndashme druri. Hallka të ndashme. Pjesë të ndashme. Pronë e ndashme. Xhaketë me mëngë të ndashme. Elementë kimikë të ndashëm. Grimca të ndashme.
✱Sin.: i pjesëtueshëm, i veçueshëm, i thyeshëm, i copëtueshëm.
PËRDALLÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. I dallueshëm, i veçueshëm, i diferencueshëm.
PËRDALLÚESHËM ndajf. Dallueshëm, veçueshëm, diferencueshëm.
VEÇUESHMËRÍ,~A f. libr. Të qenët i veçueshëm, vetia e diçkaje për t’u ndarë, ndashmëri. Ka veçueshmëri.
✱Sin.: ndashmëri, thyeshmëri, copëtueshmëri.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë