Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VEÇÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur veçoj a veçohem. Formë veçimi. Veçimi i qengjave nga nënat e tyre. Veçimi i kafshëve të sëmura. Veçimi i përcjellësit elektrik.
2. Gjendja kur veçoj a veçohem. Veçimi i të sëmurit. Veçimi nga shokët. Veçimi nga njerëzit e tjerë.
3. gjuh. Vënia në dukje e një gjymtyre të fjalisë (dhe e fjalëve të varura prej saj) ose e një ndërtimi sintaksor me anë të pauzave, të intonacionit dhe të theksimit, duke i dhënë njëfarë mëvetësie sintaksore.
✱Sin.: ndarje, shkëputje, veçantim, përjashtim, mënjanim, izolim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë