Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vdekatar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MORTSHËM

MÓRTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. I vdekshëm. Dëgjuesit e mortshëmlajmeve të trishta.
2. sjell vdekjen, vdekjeprurës. Nuk i bënë gjë as tërmetet e mortshme.
3.bëhet për një të vdekur ose që lidhet me një rast vdekjeje, mortor. Karvan i mortshëm. Këngë e mortshme.
Sin.: i vdekshëm, vdekatar, vdekjeprurës, mortor.

NJERI

NJERÍ,~U m. sh. NJÉRËZ, NJÉRËZIT 1. Qenia e gjallë më e lartë, që është e aftëmendojë e të flasë, të bëjë vegla e t’i përdorë ato në procesin e punës shoqërore; pjesëtar i shoqërisë njerëzore. Njeriu i parë. Njerëzit e lashtë. Njeriu i shpellave. Njeri i zhvilluar (i qytetëruar). Organizmi i njeriut. Të drejtat e njeriut. Një grup njerëzish. Shfaqja e njeriutTokë. Njeriu për njeriun është. (fj. u.). Njeriu, sa rron, mëson. (fj. u.). Mali me mal s’piqen, njeriu me njeriun piqen. (fj. u.).
2. Pjesëtar i shoqërisë njerëzore, i parë si mishërues e bartës i disa tipareve dalluesekarakterit, i cilësive morale e i aftësive mendore dhe i lidhur me mjedisin a me rrethin ku jeton e punon. Njeri i mirë (i ndershëm, i drejtë). Njeri i butë (i urtë, i dashur, i thjeshtë, i qeshur). Njeri i pjekur (i vendosur). Njeri i mrekullueshëm. Njeri i madh (i njohur, i dëgjuar). Njeri i keq (i lig, i poshtër, gënjeshtar, i ulët, i dobët). Njeri i marrë. Njeri i ftohtë. Njeri i punës. Njeri i artit (i kulturës, i shkencës, i pendës, i pushkës). Njeri i besës (i fjalës, i gojës). Njeri i rrugëve (i qejfit, i lekut). Njeri me mend. Njeri me shkollë. Njeri me vullnetmirë. Ç’njeri është?
3. Pjesëtar i shoqërisë njerëzore, i cili mishëron e përfaqëson vetitë më të miraqeniesgjallëzhvilluarshkallën më të lartë (në kundërvënie me kafshën). Paragjithash duhetjesh njeri. Ai s’është njeri. Punabën njeri. - Sillu si njeri! - Atij i them njeri unë! Të trajton si njeri. Flet (përgjigjet) si njeri.
4. kryes. sh. Farefisi, të afërmit më të ngushtë. Njerëzit e mi. Njerëzit e shtëpisë. Njerëzit e nuses (e dhëndrit). Te njerëzit e vet. Njeri pa njeri njeri që ka mbetur i vetëm, pa të afërm.
5. I besuar i dikujt, mbrojtës a përkrahës i dikujt; ai që ështëshërbimdikujt. Ishte njeriu i ministrit. Është njeriu ynë (i tyre). Është njeri i miqve tanë.
Sin.: vdekatar, i vdekshëm, rob, njerëzim, person, vetë, shpirt, frymë, gojë.
Ç’ha *goja e njeriut. Është bërë *gjysmë njeriu (dikush). E bëri *gjysmë njeriu (dikë). Një *grusht njeri. Njeri pa njeri dikushështë fare i vetëm, jetim a i braktisur; ai që s’ka kush ta mbrojë, ta mbështetë a ta përkrahë. Pesë (dy) *para njeri (burrë). S’ia pret njeri *qimen (dikujt). Nuk sheh dy *sy njeriu (dikush). *Shpirt njeriu. S’e zë (s’e kap) njeri për bishti (dikë a diçka) shpërf.

VDEKSHËM

VDÉKSH/ËM (i), ~ME (e) mb. vdes, që mundvdesë sikursegjitha qeniet e gjalla, që nuk mundjetojë përgjithnjë, që një ditë do t'i vijë kohavdesë, vdekatar; kund. i pavdekshëm. Njeriu është i vdekshëm. Të vdekshmitkëtë botë...
Sin.: njeri, i mortshëm.

VDEKSHËM

VDÉKSH/ËM,~MI (i) m. sh. ~, ~MIT (të) qenët i vdekshëm, ai që vdes, që mundvdesë sikursegjitha qeniet e gjalla, që nuk mundjetojë përgjithnjë, që një ditë do t'i vijë kohavdesë, vdekatar; kund. i pavdekshëm. Për ne të vdekshmit. Njeriu është i vdekshëm.

VDEKËSOR
VDEKËSOR

VDEKËSÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Vdekatar.

VDEKËTAR
VDEKËTAR

VDEKËTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është vdekatar.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.