Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VAZHGÍT vep., ~A, ~UR kal. 1. Rrëshqas me ski a me sajë fëmijën a dikë mbi borë, për të luajtur a për t’u zbavitur. Vazhgit djalin. Fëmijët vazhgitin njëri-tjetrin në oborrin e mbuluar me borë. Mos e nxjerr djalin për ta vazhgitur se është ftohtë.
2. fig. Zvarrit një punë, zgjas shumë deri ta përfundoj, e mbaj nëpër duar për një kohë të gjatë. Raportin e vazhgiti shumë dhe nuk arriti ta përfundojë në kohë. E vazhgiti shumë atë punë. Luaj duart e mos vazhgit (punën).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë