Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vatan”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ATDHE

ATDHÉ,~U m. 1. Vendi ku kemi lindur e ku jetojmë dhe ku kanë jetuarparët tanë, vendi ku banon prej kohësh një popull a një komb, mëmëdhe; vendlindje, shtëpi e parë, tokë e etërve. Atdheu im (ynë). Dashuria (malli) për atdheun. I shërbej atdheut. Ranë për atdhe. Atdheukryeçështje. Atdheu i dytë vend i huaj ku jeton dikush për një kohëgjatë dhe e ndien si vendin e vet. Duaj atdhenë, si shqipja folenë! (fj. u.).
2. Vendi ku lind e zhvillohet diçka për herëparë, vendi prej nga buron a vjen diçka; vend i përshtatshëm për lulëzimin e diçkaje. Atdheu i poezisë (i arteve). Atdheu i një bime (i një kafshe).
Sin.: atdhe, mëmëdhe, atme, vatan, vend, vendlindje, tokë, truall, dhe, shtëpi.

SFUNGJI

SFUNGJÍ,~A f. sh. ~, ~TË hist. Bajonetë. Foshnja, gra, burra, e djem i shkuansfungji. Me sfungji do të grihemi, për vatan, për Shqipëri.

VATAN

VATÁN,~I m., bised. 1. Atdhe. E çliruan vatanin. Mbrojtja e vatanit. Vatani është vatra e ngrohtë. Ata luftuan për të mbrojtur vatanin.
2. Vendi (krahina, qyteti a fshati) ku ka lindur e ku banon dikush a ku kanë lindurparët e tij, vendlindja. Vatani i të parëve tanë. E ka marrë nusen nga vatani. Ai u kthye nga mërgimivatan.
3. Toka shtëpia, prona, vatra familjare. A keni farë vatani? Atij i ka lënë i ati vatanmirë. Vatanin e tij e kishte në një fshatvogël. E lëshuan vatanin e ikënqytet.
Sin.: mëmëdhe, vatër, truall, atme.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.