Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DERËSHÚAR mb. 1. Që nuk i ka mbetur asnjë njeri i afërt, që i janë shuar tërë njerëzit e familjes; edhe mallk. që iu shofshin të gjithë të afërmit, që mbettë pa njeri; derëmbyllur; kund. derëçelur.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. - U lodh derëshuari! - Ç’bëre kështu, more derëshuar!
✱Sin.: derëshqimur, derëmbyllur, derëkyçur, derëfikur, pragshuar, pragfikur, pragshqimur, vatërshuar, vatërprishur, zjarrshuar, gjakshuar, shkretë, i shkulur, shkularak, i pabina, i shkretë, i pabinarë, derëbabëshuar.
VATËRFÍKUR mb. Vatërshuar.
VATËRFÍKUR,~I m. sh. ~, ~IT Ai që është vatërshuar.
VATËRFÍKUR,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që është vatërshuar.
VATËRPRÍSHUR mb. Që ia kanë prishur shtëpinë dhe familjen, që është pa shtëpi e pa familje; i shkretë; si mallk. që iu prishtë e iu shkretoftë vatra; vatërshuar, pragshuar. Njeri (familje) vatërprishur.
VATËRPRÍSHUR,~I m. sh. ~, ~IT Ai që ia kanë prishur shtëpinë dhe familjen, që është pa shtëpi e pa familje; i shkretë; si mallk. që iu prishtë e iu shkretoftë vatra; vatërshuar, pragshuar. Ai vatërprishuri.
VATËRPRÍSHUR,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që ia kanë prishur shtëpinë dhe familjen, që është pa shtëpi e pa familje; e shkretë; si mallk. që iu prishtë e iu shkretoftë vatra; vatërshuar, pragshuar. Ajo vatërprishura.
VATËRSHKÍMUR mb. Vatërshuar.
VATËRSHKÍMUR,~I m. sh. ~, ~IT Vatërshuar.
VATËRSHÚAR mb. Që ia kanë shkatërruar krejt shtëpinë e familjen; që ka mbetur i shkretë, që s'ka njerëz të afërm të familjes; si mallk. që iu shoftë vatra, që mbettë i shkretë; vatërprishur, pragshuar. Është vatërshuar. Nëna vatërshuara. Prag (shtëpi) vatërshuar. Mbeti vatërshuar.
✱Sin.: derëshuar, i shkretë, i shkretuar.
VOTËRSHKÍMUR mb. Vatërshuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë