Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vashë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BAKSHISH

BAKSHÍSH,~I m. sh. ~E, ~ETholla a send tjetër me vlerë që i jepen dikujt për shërbimevogla mbi vlerën e punësbën. I jap bakshish. Një bakshish i vogël. Nuk kërkon (nuk merr, nuk pranon) bakshish. Më humbi unaza me gur xhevahire, / Vashë kush ma gjeti bakshish ka një lirë. (folk.). Njëqind para bëri gjeli, tre grosharë bëri bakshishi. (fj. u.).

BANDILLE

BANDÍLL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Vajzë e re dhe e pashme. U mbush oda plot bandillë, / Moj vashë, bandilleja. (folk.).

BARDHËLLOSH
BOJËBUKUR
FAQEHËNË

FAQEHË́NË mb., poet. 1. Që e ka fytyrënrrumbullakët, të mbushur e të bukur; që i ndrit fytyra nga bukuria. Vashë faqehënë.
2. fig. Fytyrëndritur, i shquar. Njerëz faqehënë.

FAQEMOLLË
GRYKARGJENDE

GRYKARGJÉNDE mb., poet. 1. Që e ka gushënbardhë e të bukur (për vajzat). Vashë grykargjende.
2. si em. Ajo që e ka gushënbukur. Na prishi nga mendja, ajo grykargjendja (kr. pop.).

MORI

MÓRI pasth.Moj. Hajde mori vashë!

NUSE

NÚS/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET 1. Vajza që po martohet, vajzaditët e dasmës; grua e re e sapomartuar. Nuse e bukur (e re). Dita e nuses. Dhëndri e nusja. Rrobat e nuses. Vajzat e nuset e fshatit. U (u nis) nuse u vesh e u stolisditën e martesës (për vajzat). Vesh (nis, stolis) nusen. Marrin nusen krushqit. Shkoi (doli) nuse u martua (për vajzën). Mori nuse u martua (për djalin). I zuri nuse djalit. vjet. e fejoi. Doli nuse nga shtëpia. Nuse me tela a) vajzë e zbukuruar për t’u martuar; b) vajzë shumë e bukur e shumë e mirë. Nusja e telit nusja e cila ende i ka zbukurimet si nuse. Nuk ishtenusja e telit.
2. Gruaja e djalit (në marrëdhënie me prindërit dhe njerëzit e tjerëdhëndrit), e reja. Nusja e djalit. Vjehrra dhe nusja. Nuset e shtëpisë.
3. Figurë e mitologjisë popullore, që përfytyrohej si një vashë e bukur me flokëgjatë, e cila ruante ujërat, burimet, pyjet etj. Nusja e ujërave floçka. Nuset e malit jashtësmet. Nuse deti sirenë.
4. Dordolec. Nuse misri. Nuse kopshti. Vuri një nuse në mes të arës me grurë.
5. Kukull leckebëjnë fëmijët; nuskë.
6. zool. Nuselalë, bukël, nusël, nusëz, nusebukur, nusemirë.
Sin.: e re, gjelinë, vashë, fisnike, floçkë, gërshetëz, dordolec, nuskë, kukull, nuselalë, bukël, nusël, nusëz, nusebukur, nusemirë.
U nuse (dikush) shih u lule (dikush). bëhem edhe një herë nuse di vetë si të nusëroj kam fituar përvojë nga një punë e vështirë, jam tashmëgjendje ta bëj ndryshe e më mirë diçka, po të më krijohennjëjtat kushte. Bëhet nuse të mërkurën (dikush) ndrit nga bukuria, shkëlqen; ka marrë një pamjekëndshme e të veçantë; t’i maresh kokën e të ikësh (dikujt); i kishte rënë një nur (dikujt); shtie hënën përdhe; të rrëzon nga kali. E bëri nuse (dikë) shih e bëri lule (dikë). E bën plakën nuse (dikush) e zbukuron shumë diçka, e paraqet një gjë në të kundërtën e saj; e bënzezënbardhë; e kthen me kokë poshtë (diçka); kund. e bënbardhënzezë (dikush). Ia hoqi *vellon nuses (dikush). Është *bajrak ndër nuse (dikush). Kjo është nusja e ky është dhëndri! kjo është gjendja e një pune; këto janë rrethanat ose mundësitë për të bërë diçka, s’ka tjetër, të bëjmë si të bëjmë me këto. Nusja e djemve euf. shih nusja e lalës zool. Nusja e lalës zool. nuselalë; Nusja e minjve. Nuse pashke zool. mollëkuqe. I rri nuse (dikujt). 1. I rri gati për çdo kërkesë e dëshirë; i shërben mirë e menjëherë për çdo gjë; i rri qiri. 2. I nënshtrohet, i bindet për çdo gjë. Rri (si) nuse (dikush). 1. Nuk flet; rri si me turp; nuk e hap gojën. 2. Nuk bën gjë; rri duarkryq.

PILIVESË

PILIVÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Libellula vulgata) Kandërr me truphollë, me krahëgjatë, të tejdukshëm e me deje, që i lëshon larvatvende me lagështirë, bishtagan.
2. zool. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje pilivesash: Pilivesa barkkuqe (lat. Sympetrum sanguineum) kumiharku i kuq. Pilivesa perandore (lat. Anax imperator). Pilivesa trupmadhe (lat. Ubellula depressa). Pilivesa vashë (lat. Agrion vargo).
3. fig. Vajzë e hajthme e lozonjare. Ia mori mendtë ajo pilivesa.
Sin.: bishtagan, kumihark, lozonjare, e hajthme.

SHTATBILONJË

SHTATBILÓNJË mb. 1. Që e ka trupin të gjatë, të drejtë e të hajthëm si bilonjë (për vajzat). Vashë shtatbilonjë.

2. si em. f. Ajo që e ka trupin të gjatë, të drejtë e të hajthëm si bilonjë. Shtatbilonja u bënte hije gjithë vajzave të tjera.

TURTULLESHË

TURTULLÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zool. Femra e turtullit.
2. folk. Vashë e bukur.
3. fig. Grua llafazane.

VASHË

VÁSH/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT poet. 1. Vajzëmoshë të re, çupë. Vashë e bukur. Vashat e fshatit.
2. Vajzëditët e dasmës a që po martohet, nuse.
3. Virgjëreshë.

VASHËZ
ZANORE
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.