Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PLAGÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur plagos ose kur plagosem. Plagosje me dashje (pa dashje).
2. Rrjedhimi i veprimit kur plagos ose kur plagosem.
✱Sin.: plagie, plagim, lëndim, varrim, shitim, lëndim, vrasje, goditje, fshikje, gjakosje, shembje, gandim, shajtim, çarje, dëmtim, prekje, pikëllim, brengosje, hidhërim.
TENESHÍR,~I m. sh. ~A, ~AT vjet. 1. Shtrat dërrase a dërrasë e gjerë mbi të cilën myslimanët lanin kufomën dhe e përgatisin për varrim. E lanë në teneshir. E lafshin në teneshir (nëmë)! Vdektë! Ishte bërë teneshir (dikush) 1. Ishte dobësuar shumë. 2. Ishte zbehur, ishte bërë meit.
2. Vig për të çuar të vdekurin në varreza.
VARRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Përcjellët e një të vdekuri, shtënie e të vdekurit në varr, kryerja e varrimit; kund. zhvarrim. Vendi i varrimit. Dita e varrimit. U bë varrimi.
2. Ceremonia e përcjelljes së trupit të të vdekurit për në varr. Sipërmarrës i varrimit. Ceremonia e varrimit. Varrim solemn. Shpenzimet e varrimit. Shkoi (mori pjesë) në varrimin e një miku.
✱Sin.: varrosje, groposje, mbulim, prehje, funeral.
VËRCÁLL vep., ~A, ~UR 1. jokal. Ha darkë të përmortshme, vërcall. Vërcallën së bashku pas varrimit.
2. kal. I jap të hajë vërcall dikujt, darkë të përmortshme. Vërcalli pjesëmarrësit në varrim.
ZHVARRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Zhvarrosje; kund. varrim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë