Fjalori

Rezultate në përkufizime për “varrakat”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

VARRAKAT

VARRAKÁT (VARRAKÁS) vep., ~A, ~UR bised., kal. E zgjat shumë kohën gjatëcilës bëhet një punë a kryhet diçka, e vonoj përfundimin e saj, e zvarrit, e mbaj nëpër duar për një kohëgjatë pa e përfunduar, e shtyj më sot, më nesër. I varrakat punët. E varrakati dasmën. Nuk i varrakat punët. E varrakati projektin për një kohëgjatë.
Sin.: zgjat, tororis, vonoj, zhargit, zhargoj.

VARRAKATEM

VARRAKÁT/EM jovep., ~TA (u), ~TUR bised. 1. vetv. Zgjatem shumë në një punë për ta përfunduar; zvarritem, vonohem; e bëj ngadalë dhe si me zor. U varrakat shumë në atë punë. Varrakatet shumë. Mos u varrakat! Shumë u varrakate, na vonove kot.
2. pës. e VARRAKAT.
Sin.: zhargem, zhargitem, tororisem, zvarget.

VARRAKATJE

VARRAKÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. Veprimi kur varrakat a varrakatem. Varrakatja e punës. Varrakatja e projektit. Varrakatja e dasmës.
Sin.: zvarritje, vonim, zhargim, zhargitje, tororisje, zvargim.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.