Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VARG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E bëj varg diçka, e shkoj në varg, e shkoj në pe. Vargoj fiqtë (qepët, hudhrat). I vargojmë fiqtë e i varim të thahen. Vargoi dhuratat. Vargoi rruazat (tespihet). Vargoj gështenjat në pe. I vargoi gjethet e duhanit në spango. Gjyshja i vargonte gështenjat e ziera e i bënte lavare. Ajo vargoi shumë gjethe livande për t’i tharë në diell. Vargoi rruazat (tespihet). Vargoi perlat për të bërë një unazë.
2. kal. Vendos njërin pas tjetrit në radhë, radhit, rreshtoj, i bëj varg. Vargoi bagëtinë. I vargoi njerëzit. Vargoi makinat. I varguan kuajt. Mësuesja i vargoi fëmijët për të bërë krosin pranveror.
3. fig. I vë në varg e i lidh njërin me tjetrin, i nxjerr njërin pas tjetrit. Vargoi fjalët (mendimet). Vargoj ngjarjet.
4. vjet. Thur vargje, bëj vjersha vargëzoj.
5. fig. keq. E zvarrit diçka, e zgjat shumë, e bëj tërkuzë. E ke varguar shumë atë punë.
6. vjet., jokal. Thur vargje, bëj vjersha, vargëzoj. Vargon vargje. Vargon vjersha.
✱Sin.: rendis, rendoj, vargëtoj, vargoj, vistroj, thur, zvarris.
VARGËTÚAR (i, e) mb. 1. Që është vargëtuar, që është bërë varg, që është vënë në varg. Duhan i vargëtuar. Gështenja të ziera e të vargëtuara në pe. Fiq i vargëtuar. Makina të vargëtuara. Kolonë automjetesh e vargëtuar.
2. let. Që është vargëtuar, që është thurur në vargje. Vargje të vargëtuara. Prozë e vargëtuar.
✱Sin.: i varguar, i vargëzuar, i vjershëruar.
VARGËZÚAR (i, e) mb. 1. Që është vargëzuar, që është vendosur në radhë me të tjerë. Në mënyrë të vargëzuar. Male (kodra) të vargëzuara. Shtëpitë ishin të vargëzuara njëra pas tjetrës. Kodrat e buta shtriheshin në mënyrë të vargëzuar. Pemët ishin të vargëzuara në të dyja anë e rrugës.
2. fig. Që janë renditur njëri pas tjetrit, që është vënë varg diçka, që është varguar. Ngjarje të vargëzuara. Mendime (ide) të vargëzuara.
3. fig., keq. Që është zvarritur një punë a diçka a që zgjat shumë. Projekt i vargëzuar. Punë e vargëzuar. Vendim i vargëzuar.
4. Që është vargëzuar, që është kthyer në vargje një prozë (tregim). Tregime të vargëzuara. Prozë e vargëzuar.
5. keq. Që janë të dobëta dhe pa vlerë ideoartistike (vargje a poezi). Vargje të vargëzuara vakët. Vjershë (poezi) e vargëzuar vakët.
✱Sin.: i vargëtuar, i vjershëruar, i radhitur, i renditur, i rreshtuar.
VJERSHËRÚAR (i, e) mb. Që është vjershëruar. Tregim i vjershëruar. Histori e vjershëruar. Prozë e vjershëruar.
✱Sin.: i vargëzuar, i varguar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë