Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VARG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E bëj varg diçka, e shkoj në varg, e shkoj në pe. Vargoj fiqtë (qepët, hudhrat). I vargojmë fiqtë e i varim të thahen. Vargoi dhuratat. Vargoi rruazat (tespihet). Vargoj gështenjat në pe. I vargoi gjethet e duhanit në spango. Gjyshja i vargonte gështenjat e ziera e i bënte lavare. Ajo vargoi shumë gjethe livande për t’i tharë në diell. Vargoi rruazat (tespihet). Vargoi perlat për të bërë një unazë.
2. kal. Vendos njërin pas tjetrit në radhë, radhit, rreshtoj, i bëj varg. Vargoi bagëtinë. I vargoi njerëzit. Vargoi makinat. I varguan kuajt. Mësuesja i vargoi fëmijët për të bërë krosin pranveror.
3. fig. I vë në varg e i lidh njërin me tjetrin, i nxjerr njërin pas tjetrit. Vargoi fjalët (mendimet). Vargoj ngjarjet.
4. vjet. Thur vargje, bëj vjersha vargëzoj.
5. fig. keq. E zvarrit diçka, e zgjat shumë, e bëj tërkuzë. E ke varguar shumë atë punë.
6. vjet., jokal. Thur vargje, bëj vjersha, vargëzoj. Vargon vargje. Vargon vjersha.
✱Sin.: rendis, rendoj, vargëtoj, vargoj, vistroj, thur, zvarris.
VARGËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Rendit njërin pas tjetrit, i vë varg, vargoj. Vargëzoj ngjarjet.
2. jokal., vet. v. III Vihet varg me të tjerë; vjen varg me të tjerë, vjen në radhë pas një tjetri a pas të tjerëve, formon një varg. Vargëzojnë malet (kodrat). Vargëzojnë shtëpitë (plepat). Vargëzojnë drurët. Plepat që vargëzonin gjatë gjithë rrugës sikur e largonin vapën.
3. fig., keq., kal. E zvarrit një punë a një çështje, e zgjat tepër diçka, e heq zvarrë. E vargëzoi vendimin (punën). E vargëzoi çështjen (zgjidhjen). E vargëzoi dorëzimin e projektit.
4. let., kal., edhe jokal., vet. v. III Thur vargje, bëj poezi, vjershëroj. Filloi qysh herët të vargëzonte. Vargëzonte që në bankat e shkollës.
5. kal. Vë a kthej në vargje një prozë (tregim). E vargëzoi tregimin.
6. keq., kal., edhe jokal. Bëj vjersha të dobëta nga ana ideoartistike, thur vargje pa vlerë. Vargëzon (vargje) vjersha të vakëta.
✱Sin.: rreshtoj, renditet, rreshtohet, vargëtoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë