Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VARFANJÁK,~E mb. 1. I varfër; që nuk zotëron asgjë, që nuk ka as mjetet më të nevojshme për të jetuar, që rron në varfëri, që i përket shtresës së të varfërve. Plak varfanjak. Varfanjak që kërkonte ndihmë për një kafshatë bukë. Shtëpi (familje) varfanjake. Fshatar varfanjak. Ai tregoi një jetë varfanjake, me ato pak gjëra që kishte.
2. Që ka të bëjë a që lidhet me një njeri të varfër, që i përket një njeriu të varfër; që është veti a karakteristikë e një njeriu të varfër, prej të varfri. Veshje varfanjake. Jetë varfanjake.
3. keq. Që e ka zemrën të ngushtë, me shpirt të vogël. Mos u bëj varfanjak! Me shpirt varfanjak.
4. Shumë i vogël, saqë mezi mjafton për të mbajtur veten (për rrogën, pagën). Rrogë varfanjake.
✱Sin.: mjeran, hekakeq, varfëror, i mjerë, i nëmur.
VARFANJÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është i varfër; ai që nuk zotëron asgjë, ai që nuk ka as mjetet më të nevojshme për jetesë, ai që rron në varfëri, ai që i përket shtresës së të varfërve. Jeta e varfanjakëve. Familjet e varfanjakëve. Ai varfanjaku i gjorë s’e ka ngirë barkun bukë kurrë. Varfanjaku i lagjes kërkonte një copë bukë për të mbajtur frymën gjallë.
✱Sin.: mjeran, hekakeq, varfëror, i mjerë, i nëmur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë