Fjalori

Rezultate në përkufizime për “varelë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BUT

BUT,~II m. sh. ~E, ~ET Vozë e madhe druri për verë, djathë, turshi etj. Butet e verës (e vajit). Dy bute djathë. Dy bute me verë, dy bute raki, / Na shitet Polena me gjithë shtëpi! (folk.).
Sin.: vozë, fuçi, varelë.
Prish bute (*bucela) e bën kënaçe (dikush).

VARELË

VARÉL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Fuçi e madhe prej druri, që shërben për të mbajtur vaj, bulmet, turshi, djathë, vaj etj., vozë e madhe; sasi sa nxë kjo lloj fuçie. Një varelë djathë. Varelë me vaj. Tri varela djathë.
Sin.: sheke, vozë, vozgë, kade, tinar.

VARESË

VARÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Fuçi druri e madhe, varelë. Varesë prej druri.

VARULE

VARÚL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Enë e madhe prej drurishërben për të mbajtur verë, bulmet, turshi etj. varelë. Varule për verë. Varulet e drurit.
Sin.: sheke, vozë, kade, tinar.

VOZË

VÓZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Enë druri e madhe, e rrumbullakët e me barkgjerë, që ndërtohet me dërrasapërkulura e të shtrënguara me rrathë hekuri dhepërdoret për të mbajtur bulmet, verë, turshi etj.; sasia e lëndës sa nxë një enë e tillë. Dërrasë për vozë. Vozë djathi. Vozë vere. Vozë me rrush. Reparti i vozave. Dru voze. Hedhvozë. Rrathë vozash. Mbush (zbraz) vozën. Vozaxhiu i mirë bën vozaforta, të mëdha e të bukura. Gjëmon voza që s’ka verë (që është bosh) (f. u.).
Sin.: vozgë, fuçi, but, kade, talër, tinar, varelë, kadishtë, kade.
U vozë (*fuçi) (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.