Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LÚTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur i lutem dikujt, i shpreh dëshirën për diçka ose i kërkoj të më ndihmojë. Lutja e festave fetare (fet.).
2. Kërkesë me gojë që i bëjmë dikujt me të mirë, me fjalë të buta e me mirësjellje; kërkesë që i bëhet dikujt për të zgjidhur një çështje ose për të bërë diçka; shkresë që përmban një kërkesë të tillë. Lutje zyrtare. Bën lutje. Shkruaj (hartoj) një lutje. I paraqiti lutjen dikujt. Kam një lutje për ju.
3. fet. Fjalë që i drejtohen një hyjnie a një shenjti; fjalë e shprehje që thonë besimtarët gjatë një riti fetar. Lutje fetare. Libri lutjeve lutjesore.
✱Sin.: kërkesë, dëshirë, e lutur, vardisje, truarje, lëvirë, falje, uratë, rruzare, litani, kremtim, dua.
SALLAKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET bised. Veprimi kur sallakohem; vardisje. Sallakim i bezdisshëm. Nuk i duronte sallakimet e tyre. E kishte kthyer sallakimin në ves.
VARDÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur i vardisemi dikujt a kur na vardiset dikush. Vardisja e djemve. Vardisja ndaj vajzës. Vardisje e bezdisshme.
2. Këmbëngulje e mërzitshme e atij që i kërkon dikujt të bëjë diçka për të.
3. Lutje që i bëhet dikujt duke iu qepur që ta marrë parasysh. Vardisje të kota (të mërzitshme).
✱Sin.: qepje, ngjitje, kapje, lutje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë