Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vardhë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LUMË

LÚM/Ë,~I m. sh. ~ÉNJ, ~ÉNJTË 1. Rrjedhë natyrore e madhe dhe e përhershme ujiëmbël, që del nga një burim, shkon nëpër një shtrat në mes brigjesh dhe derdhet në det, në liqen ose në një rrjedhë tjetër më të madhe. Lumë i madh (i gjerë, i gjatë, i thellë). Lumë malor (fushor). Lumë i lundrueshëm. Lumë i nëndheshëm (nëntokësor). Lumi i Shkumbinit (i Matit, i Semanit). Lumenjtë e Shqipërisë. Detet dhe lumenjtë. Ujë lumi. Shtrati i lumit. Brigjet (bërrylat) e lumit. Zalli i lumit. Vau i lumit. Burimi i lumit. Grykëderdhja e lumit. Degët e lumit. Gurë lumi. Peshk lumi. Urë mbi lumë. Në buzëlumit. Në të dy anët e lumit. Matanë (përtej) lumit. Shfrytëzimi i lumenjve. Doli lumi nga shtrati vërshoi. U fry (ra) lumi. Lahenlumë. U mbytlumë. Kaloi lumin. Lumi i Vjosës derdhetdetin Adriatik.
2. fig. Rrjedhë e madhe e diçkajelëngshme, që shkon me shumicë e pa pushim. Lumë gjaku. Lumë djerse. Lumë lotësh.
3. fig. Shumicë njerëzish, gjërash etj., që lëvizinbashku a derdhen pa pushim; diçkadel me shumicë dhe shkon me vrull në një drejtim. Lumë njerëzish. Lumë letrash. Lumë fjalësh (frazash). Lumë shpifjesh.
4. si. ndajf. sasi shumëmadhe e pa pushim, si lumë. U derdh vera (rakia) lumë pinë verë (raki) pa kufizim, pinë shumë e sa deshën (në një dasmë a gosti). U derdh (shkoi) gjaku lumë. I vinin lotët lumë. Shkonte djersa lumë.
Sin.: rrjedhë, shumicë, mori, lumnajë, çurg, rrëke, vardha.
Ai i lumit euf. djalli, shejtani; ai i përroit; ai i bekuari. U lumë (dikush) shih u tapë (dikush). U për lumë (dikush a diçka) shih u për djall (dikush a diçka). Është bërë për në lumëmadh (dikush) është fëlliqur shumë dikush, është shumë i ndotur, ngaqë nuk është larë prej kohësh; është bërë llum; është bërë si bishti i buallit përçm.; s’e lan (dot) as lumi (dikë). *I bukuri i Lumit euf. djalli.futlumë (në *ujë, në pus, në det) e të nxjerr pa u lagur (dikush). E hedh farënlumë (dikush) shih e hedh farën në ujë (dikush). Hodhi një gur në lumë (dikush) provoi njëherë diçka, pa qenë i sigurt se do të fitojë a do të arrijë atë që do; hodhi një gur në pus; hodhi një gur në ujë; hodhi një gur në ferrë. E hodhi lumin (dikush) e kaloi një rrezik a një vështirësi, arritishpëtojë nga një gjendje e keqe; e hodhi përruan; e hodhi vaun; e hodhi (e kapërceu) hendekun; e kapërceu (e hodhi) gardhin; e hodhi kapërcyellin. E hodhi lumin pa u lagur (pa lagur këmbët) (dikush) e kaloi një rrezik pa pësuar asgjë; shpëtoi mirë pa e prekur asnjë e keqe; e kaloi (lumin) në va. Hynlumë (në *pus, në det) e del pa u lagur (dikush). Është për lumë (dikush) është shumë keq, ështëgjendjevështirë, ështëhallmadh; (është) për t’i qarë hallin. Kur të kalbet *gurifundlumit. E kaloi lumin në *va (dikush). E kthen edhe lumin *përpjetë (dikush). S’e lan (dot) as lumi (dikë). 1. Është fëlliqur shumë dikush, është shumë i ndotur; është bërë llum (dikush). 2. Ka bërë shumë faje, nuk mund t’i shlyejë kurrëkëqijat që ka bërë; s’e lan (dot) as dërstila. Lumë e det (për lumë e për det). 1. Keq e mos më keq, shumë keq. 2. Që vuan shumë, i mjerë; lumë e përrua. Lumë e përrua! shih lumë e det (për lumë e për det). Ia mori gunën lumi (dikujt) shih e mori lumiI (dikë). E mori lumi. 1. (dikë). E pësoi keq, e gjeti e keqja; mori fund; e piu e zeza. 2. (diçkakeqe). Shpëtoi nga diçka e keqe dikush, shpëtoi nga hallet; shpëtoi paq. 3. (diçka). Mori fund, u shkatërrua, u prish fare; e mori rrëkeja; e mori deti; e ka lëpirë miu. Mbytetlumë pa ujë (dikush) pengohet në një punë për gjëra farevogla e të parëndësishme, ngatërrohet kot e dorëzohet a tërhiqet shpejt; hutohet me fare pak gjë; mbytet në një lugë (me) ujë; mbytet në një gisht (me) ujë; mbytet në një gotë (me) ujë; mbytet në një filxhan (me) ujë; mbytet në një pikë ujë; mbytet në va. I ka rrjedhur lumi (dikujt) i ka shkuar jeta mbarë, në mirëqenie e pa telashe; nuk ka pasur fatkeqësi e dështimejetë; i ka rrjedhur lugu. (Shkoi) *gur në lumë (në ujë) (dikush a diçka). Shkoi (rrodhi) gjaku lumë (rrëke) (diku) u luftë e madhe, me shumë të vrarë; është derdhur gjak; shkoi (vajti) gjaku gjer në gju. Shpëtoi nga lumi e ra në det (dikush) shih iku nga shiu e ra në breshër (ra nga shiubreshër) (dikush). *Shumë e për lumë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.