Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vang”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARFANGË

ARFÁNG/Ë,~AI f. sh ~A, ~AT Buza e opingës ku ngjitet shputa me sipërfaqen, vang opinge. Arfanga e opingës. Më është shkoqur arfanga nga opinga.

BEHANE

BEHÁN/E,~IA m. sh. ~E, ~ET vjet. 1. Shkak, arsye, vang. Gjeti një behane për të mos ardhur.
2. Cen, gjymtim, e metë; njollë morale. Njeri me behane. Po t’i kallëzoj behanet e tyre. Dru pa krane e njeri pa behane nuk ka. (fj. u.).
3. Ngatërresë, keqkuptim. Prej tij s’vjen tjetër veç behane.
Sin.: shkak, pretekst, arsye, vang, cen, gjymtim, e metë, gand, ngatërresë.

VAJCË

VÁJC/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Sythe spangoje rreth opingës a thesit për t’i lidhur, duke e kaluar perin nëpër të; vang, vjegëz. E lidhi vajçën. I shtrëngoi mirë vajcat.
Sin.: lidhës, lidhëse, vjegëz.

VANG

VANG,~UI m. sh. VÁNGJE, VÁNGJET Vëng.

VANG

VÁNG,~UII m. sh. VÁNGJE, VÁNGJET 1. Gjalmë, dredhë opingash,. Vangjet e opingave. E shtrëngoi vangun e opingave. S’e kamvangopingës dikë nuk e përfill.
Sin.: retër, lidhëse.

VANG

VANG,~UIII m. sh. VÁNGJE, VÁNGJET Shkak i paqenë, i rremë ku kapet dikush sa për të gjetur një justifikim, vjegë, pretekst. Ti veç po lyp vang që të grindemi. vang kot. Ai gjeti vangun. Ia gjej vangun diçkaje e zgjidh. Mos zë vang për gjithçka! Zuri vang që të mos nisej

VANGOHEM

VANG/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Vëngërohem.

VANGOJ

VANG/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Punoj tokën, kopshtin me vangë, për ta mbjellë, mih. Vangoi kopshtin me vangë. Vangoi thellë kopshtin me vangë.
Sin.: rrëmih, gërmih.

VANGOJ

VANG/ÓJII jovep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. Vëngëroj.

VONG

VÓNG,~UII m. sh. ~GJE, ~GJET Vëng, verigëanën e opingës. E lidhi gjalmin duke e futur nëpër vongje të opingës.
Sin.: vjegëz, verigë, vang, vëng.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.